Ditë intensive inspektimesh…

0
Një nga drejtorit rajonale  që   rilindja e pati  çuar në Lezhë, duke ia hequr si”ngarkesë” Shkodres, ëdshtë edhe Bordi i Kullimit.Ndaj me të drejtë Prefektja Shkodër është “kujtuar”disi heret në kohë për të organizuar   këtë inspektim për situatën e pritshme të përmytjeve.Ja dhe info e bërë në rrjetet sociale  nga  vet prefektja  Majlinda Angoni…Ditë intensive inspektimesh, me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Ujitje Kullim – Lezhë, z. Fran Mataj dhe grupin e punës PrefekturaShkoder në zonat ku po kryhen investime dhe ku vijon puna në terren në sistemet kulluese dhe të mbrojtjes nga përmbytjet Shkoder
Fokusi i inspektimeve, konsistoi në monitorimin e fazës së punimeve për parandalimin e gërryerjes së vazhdueshme të tokave bujqësore nga LumiDrin në Njësinë Administrative Bërdicë dhe sistemimi i argjinaturës së Shirqit, procesi i pastrimit të kanalit të Murtemzës dhe kolektorit pranë hidrovorit në Ças.
Ndërkohë, krahas investimeve pritet të fillojë puna për pastrimin e argjinaturave të lumit #Bunë nga shkurret dhe pemët në mënyrë që këto argjinatura të jenë të kontrollueshme dhe të parandalohen rastet e dëmtimeve duke ndërhyrë në kohë.
Inspektimi i paraprin verifikimit të masave të marra nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, në prag të zhvillimit të takimit të Komitetit të Mbrojtjes Civile, që pritet të organizohet së shpejti me qëllim marrjen e masave për menaxhimin e emergjencave të pritshme vjeshtë dimër 2021-2022.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.