DITA PUKIANE, TASHMË NJË TRADITË PËR TU MARRË SHEMBULL

0

E kisha marrë ftesën ditë më parë dhe sigurisht iu gëzova faktit pasi kisha humbur shumë raste e ftesa të miqve pukjane në organizimet kuturore të qytetit të Pukës.Një emocion tejet i veçantë pasi ishte hera e parë që vizitoj këtë qytet kaq shumë të përmendur e të afert në tradita,kulturë e distancë,pasi i përkasim të njëjtit qark në të cilin bën pjesë edhe Malësia e Madhe.Në qarkun e Shkodrës. Një udhtim i kandshëm në ngjitje e në zbritje edhe pse të perfoluna “Kthesat e Gomsiqes” udhetimi nëpër to e më gjërë shoqerohej nga një fushpamje mahnitese sapo lije pyjet halor nëpër te cilat gjarperonte rruga. Edhe pse ishte dite me shi me te mberritur u ndeshem me mikpritjen e z.Xhemal Meçi,nje burre shtatnalte i shtyre ne moshe por me nje maturi ne te folur e ne xheste,na uroi mirseardhjen. Me te hyre ne Qendren Kulturore të Pukes fillimisht na mundesuan te shohim muzeun qe me se shumti i ngjante nje galerie modeste me nje larmishmeri objektesh kulturore,historike e arkeologjike.Ne te vertete ishte bukur,kandshem dhe me dmth-je kuptimplote sa i takon pasqyrimit kulturoro – krahinor. Per te respektuar programin dhe shoqeruesin Master Kolonel Bilbil Dervishi i cili ishte edhe moderator u ngjitem ne hollin e ketij institucioni ku dhe do behej prezantimi i librit studimor te autorit Xhelal Meçi me titull “Komani: Ana e Drinit – Delmace trashegimi iliro arbenore”.Ishte nje prezantim dinjitoz ku moren pjese studjues e akademik te shumte.Ajo qe ra ne sy ishte pjesmarrja ne mase e banoreve pukjane.Ne diskutimet e shumta u mirprit kumtesa e studjuesit z.Ndoc Selimi i cili ne prezantimin e saj nuk la pa permende edhe faktin se ky studim burimor perkon me 120 vjetorin e zbulimit te “Kultures se Komanit” e cila i dha kthese historike perjudhes se hershme mesjetare ne shkencen e arkeologjise e me gjere.Kulture kjo mjaft e njohur per të fale kontaktit me arkeolog te shquar,si dhe per faktin se,si komanas dhe intelektual kishte marre pjese shume here ne ekspedita dhe germime arkeologjike,te cilat dhe i ka pasqyruar prej disa vitesh ne librin e tij “Kultura e Komanit”.Me mjaft interes u prit edhe pershendetja e arkitektit korçar Edi Bello i cili shprehu mjaft respekt dhe vlersim per kulturen e Komanit,banoret e zones si dhe impaktin e pare me kete qytet pasi vinte per here te pare dhe pse kishte projektu nje nga objektet e kultit e cila ishte ne ndertim e siper ne hyrje te qytetit. Kishim degjuar per aftesite e lidershipit,kryetarit te Bashkise z.Gjon Gjonaj i cili drejtonte kete qytet por jo nga afer.Ne pershendetjen e tij foli me shume interes per vemendje dhe mbeshtetjen qe i kushtonte kesaj hallke te rendesishme te jetes pukjane çka u vu re edhe ne organizimet mjaft dinjitoze tek sofrat ne te cilat morem pjese njera pas tjetres.Vete ai ne bashkepunim me Presidentin e “Sofres Pukjane” dhe drejtuesin e ketij institucioni z.Alban Doçaj kishin bere nje organizim madheshtor qe u mungon edhe qyteteve te medha.Kenge,valle,instrumenta e veshje tradicionale qe mbanin gjalle trashegimine kulturore pukjane nder breza.Mikpritje bujari e harmoni te pashoq qytetarie edhe ne sofren e shtruar per te ftuarit e miqt. Pas nje dite mjaft e ngjeshur me aktivitete dhe kenaqsi te shumta morem rrugen e kthimit me pershtypjet me te mira per kete vend te vogel por shume te madh per nga vlerat kulturore e artistike qe patem fatin ti ndjekim brenda “Dites Pukjane”..

Përgaditi: R.Shkurtaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.