Sot është Dita ndërkombëtare e muzeve, ditë kjo që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e muzeve në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave historike e kulturore, në përkujtesen tonë se kush ishim, ku jemi, për të ndjekur rrugën e zhvillimit në të ardhmen.Komuna e Tuzit është promotor i pakontestueshëm i kultivimit dhe ruajtjes së vlerave tona kulturore.Andaj, në këtë ditë të shënuar, Komuna e Tuzit, ndanë 1000 euro për Muzeun “Malësia”, me pronar Shtjefen Ivezaj, si një vlerë unike e ruajtjes se kujteses tonë kombëtare. Nderkohë që duhet pregzuar komuna Tuz , e cila në ditën nderkombetare të muozemeve kthen vëmëndjen tek I vet,mi muze Shqiptar jo vetëm në Malesine e Madhe , por vecanarisht në shtetin e Malit te zi.Por ky gjest I komunës së Tuzit duhet lexuar mirë si një vrejtje edhe ndaj bashkisë M. Madhe. Bashki e cila ndonse ka një histori dhe tradite të pashoqe. Ndonse ka personazhe dhe personalitete të të gjitha fushave, të cilët shkelqejnë me vepren e tyre jo vetem në Malesi të madhe por kudo në Europe e me gjerë.Ndaj në këtë ditë nderkombëtarë te Muzeumeve, qoft Bashkia M,Madhe , por edhe instucionet qëndrore të drejtorisë rajonale të cultures, dhe deri tek ministria e kulturës, e cila duket se M Madhe e ka nxjerre nga harta . Do të duhej të reflektonin pikrisht sot, të paktën me nje ndjes publike , per harresen në pluhurin e kujtgeses ndaj vlerave historike , etnografike, kaq të pasur të M.Madhe. Dhe ja sjellim vetëm një fakt. A duket paradoksale, Xhubleta e M,Madhe me të cilën krenohen të gjithë për bukurië e ruajtur në mijëra vjeçar, e kjo xhublet të mos e këtë “Arken” e saj të ruajtjes në një museum. Mekat më të madfh nuk mund të ket.