“DITA E AGROTURIZMIT” DO TE DUHEJ TE ISHTE FESTË NË REÇ, POR PËR GJITHË MALESORET

0

Për të tretin vit me rradhë është organizuar aktiviteti
“Dita e Agroturizmit në Parkun Natyror Bashkiak Shkrel, organizuar në pyllin e Geshtenjave të Reçit. Ky fshat i vlersuar monument natyror, pjesë e Parkut Natyror Bashkiak Shkrel, synon të prezantojë dhe te demonstrojë vlerat agroturistike dhe vlerat e agroiodiversitetit në parqet natyrore nëpermjet organizimit të një panairi dhe disa seancave demonstruese dhe vizituese në pyllin me geshtenja të Reçit, si marshtrimi i rracave autoktone të blegtorisë, vlerat dhe kultivimin e kultivarve lokal të bimëve të arrrave dhe frutave, menyrat e promovimit të produkteve nepermjet paketimit, etiketimit, shitjes për vizitoret në vëndin e origjines, përms tregjeve vendore të fundjaves dhe nëpërmjet promovimit të vlerave turistike duke nxitur vizitat në terren të pyllit të geshtenjave dhe në fshat, dhe në ferma e baxho.
Ky aktivitet është vlersuar si një mundësi shkembimi e ekperience në nxitjen e masave ruajtëse dhe promovuese ndërmjet aktorvre pjesmarrës si pushteti vendor, fermerët lokal, drejtoritë e bujqësisë dhe administrimit të zonave të mbrojtura, ekspertve të bankës gjenetike dhe universitetit, marketingut të produkteve vëndore dhe turizmit, projekteve të zhvillimit, specialistve të bujqësisë dhe blegtorisë, agjencive turistike dhe vizitorve potencial. Ishte kjo thuajse e gjitha në tërësinë e vet njoftimi për shtyp,i gjithë aktorve dhe organizatorve të Ditës së Agroturizmit, të organizuar në fshatin Reç me daten 31 Tetor 2018. Në këtë aktivitet, ashtu sië do vit tjeter thuajse me asnjë ndryshim, edhe kësaj rradhe kryetari i Bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj, ka folur për vlerat dhe resurset që prezanton Reçi dhe M.Madhe për agroturizmin.

Me tej të tjerë folës u kanë “treguar” pjesmarrësve, të cilet për hirë të vertetës më së shumti ishin administrate, se ndertimi i rruges së Reçit , është një “dhuratë” e bukur për të gjithë ata që duan të vijn në Reç. Ky aktivitet pa medyshje që duhet vlersuar si një promovim i vlerave agroturistike që na jep Reçi në veçanti dhe M.Madhe në pergjithësi, por pa asnje notë kritizeri, ne duhet të ndalemi tek dy fakte. E para: edhe një vit më parë kështu është thënë, dhe thuajse këta fermer ishin edhe një vit me parë që na treguan në panair prodhimet e tyre.
Po kështu edhe një vit me parë po kto dele ishin në këtë vath të improvizuar. Ndaj ajo që mund të quhet fakti i dyt, mbase i munguar, përse askush nuk bënë një balance të rritjes apo zbritjes nëse është i fermerve pjesmarres dhe të produkteve të tyre, po kështu edhe per vlerat turistike, mire kënga dhe vallja e artistve nga shoqata “Jehona e Kelmendit”, por nuk duhet harruar edhe promovimi i fyellit dhe zymares e deri tek guralecit, këto janë veglat muzikore të çobanit ( bariut).
Dhe në fund një aktivitet i tillë nën hijen e geshtenjave, kërkohet të mos kthehen si festa e Reçit të Partisë, sepse këto janë geshtenjat e Reçit të Malësisë, ku do të duhej të ishin në këtë panair, do thonim të pësë njësit administrative dhe e gjashta nga qyteti i Koplikut, të gjithë me produktet e tyre bujqësore, blegtorale, me prezantimin e tyre artizanal dhe artistik.
E ku më teper se në Reçin e artistit të merituar Sali Mani, pikërisht në këtë ditë feste, të kishim nje festival folklorik të pesë njesive dhe qytetit. Kjo mendojmë se do ishte vlera e M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.