NGA FATBARDHA DUSHAJ
-Sonte në rubrikën tonë “POEZIA E MBRËMJËS” vjen një poete nga qyteti i Shkodrës e cila prej disa vitësh jeton në emigrim. Malli për vëndlindjen, për familjen shoqërinë , dhe qytetin e saj të fëmijërisë e ka bërë që Fatbardha Dushaj , të rikthehet bindëshëm në pasionin e moçëm të poezisë. Poetja Fatbardha Dushaj është një nga talëntët e hershme të poezisë që me ish Klubin e Rinisë në qytetin e Shkodrës, aso kohe çmimet e fituara ishin tregues i forcës së vargut të kësaj poetje.Serish fatbardha shkruan . madje nga shënimet në fletoret e saja ka shkeputur dhe derguar në redaksin e revistës fjala këtë cikël me poezi. Duke i uruar poetes krijimtari të mbarë , dëshërojmë që lëxuesi të bëhët pjesë e “POEZISË SË MBRËMJËS”me poetën Fatbardha Dushaj.-
DIELLI DHE DETI
Dielli i verës shumë rrezaton
Nga mesi i ditës të përvëlon
Aq sa nuk mundesh ta pranosh
Shkon në detë aty mund ta përballosh
Rrezaton në detë tek valët
Diell që të ngroh edhe fjalët
Ngroh çdo vend ku të shkel këmba
Detë e diell që bën të të rrahi zemra
Në bregun e detit valët vallëzojnë
Duke i vëzhguar ja nisim të mendojmë
Sa mrekullitë i ka natyra
Këndo bashkë me valët nga dielli na shëndrit fytyra….
DURIMI
Durimi thonë se ka kufi
Shpesh e ndeshë në dashuri
Durimi në jetë të dhëmb njësoj
Lumë kush duroj se në jetë fitoj
Durimi vjen edhe i heshtur
Me ironi pak i buzëqeshur
Durimi ikën pa thënë fjalë
Me durimin shuajmë dhe zjarrë
Durimi është plagë në zemër
Durimi është edhe emër
Lumë kush duron ditë e natë
Kur humb durimi nuk kthehet prapë….
SËMUNDJA
Sëmundja është trishtim
Thellë në shpirt hillërim
Të lodhë e të këputë
Të gjallë ne dhe të futë
Kur dhimbjet të fillojnë
Gjithë trupin e pushtojnë
Pastaj thua me vete
-pse mua më gjete?
Sa netë kalojnë pa gjumë
Dhe mërzitemi shumë
Nuk duam të shihemi në pasqyra
Sepse na është shpërfytyruar fytyra
Sëmundja të rrëzon për tokë
Të duket e përmbysur kjo botë
Duke pritur shërim të humbet durimi
Të humbasin buzëqeshja dhe gëzimi
Kjo është sëmundja-mos i raftë kujt
Njeriun më të fortë e bën ma vujt
Sa jeni mirë mbroni shëndetin
Sëmundja rrëzon malet e jo ma miletin…..
IGORI E ILARI
Zëri juaj i ëmbël
Si melodi më vjen
Tek zemra juaj e vogël
Shumë dashuri gjen
Lodroni si në ëndrra
Prekni pafajësinë
Me fjalët e ëmbla
Ma shtoni krenarinë
Çdo ditë ju ndryshoni
Po ecni dhe vrap
Ca fjalë të reja thoni
Si -teze të duam fortë
Ju jeni mrekullia
Që zoti ju ka falë
Më ju shtohet lumturia
Që nuk përshkruhet me fjalë….
ARTIT
Largësia është një plagë
Ku unë Artin e shoh radhë
Dua të ti them ca fjalë
Me pak vargje të shuaj mallë
Arti im jeton në Angli
Rritet e lëshon hijeshi
Është i ëmbël sa më ska
Anglisht shqip po flet pa nda
Për mua është një bekim
Vështrimi i tij të jep shërim
Mëndja e tij plot fantazi
Shpirt kristal plot miresi
Për ty do të shkruaja roman
I nxjerr shpirti ato ç’kam
Kur më thua Yes or No
Dua të ti puthi tulat -a më beso
Lumë kush ka nipa e mbesa
Ëmbël po të shkonka jeta
Në shpirt ndjen veç pranverë
Hajdeni se ju pres përherë…..
BABAIT TIM
Sa i rëndësishëm ishe në jetë
Për ty do jem gjithmonë fëmijë
Më mësove të jem e drejtë
Jam krenare që jam jot bijë
Baba ta dish sa më mungon
E sot që është ditëlindja jote
Me lotë në sy zemra të kërkon
E tillë është jeta e kësaj bote
Do të kujtoj sa të kem jetë
Të kisha baba mik e shokë
Më mungon me të vërtetë
S’të harroj derisa të vi në atë tokë…..