“DHUROJME BUZEQESHJE” KOMPANIA “RELIKAJ” U DHURON 600 FAMILJEVE PAKETA USHQIMORE PËR FESTAT E FUNDVITIT

0

Ishte një javë e ngarkuar pune, si kudo edhe për stafin e vogel, por simpatik dhe të palodhur të Tv Kopliku. Një jave kjo vertetë plot angazhim, duke bashkpunuar si gjithënjë me stafin e vullnetarve gjithënje në numer duke u rritur , duke na u bashkuar, të gjithë me një qellim te gëzojme çdo familje të varfër në këto pragë festash të këtij fundviti.

Dhe ja ka qëne si çdo vit tjetër edhe kësaj rradhe të parët nxënesit e gjimnazit “Dodë Kaçaj “ në Bajzë të cilët si gjithnjë janë bashkpuntorët tanë dhe kontribuan për të dhuruar Buzqeshje në vatrat e Malesorve.


Dhe jo vetem kaq edhe një familje nga qyteti i Shkodres, edhe një biznesmen nga Amerika
edhe Gomisteri Sela 1, të gjithë i janë përkushtuar kësaj nisme të emisionit “Jete Tjetër”.

Dhe kulmi ka arritur me kompanin “Relikaj”.  Është filluar me dhuratat e pregaditura për 350 familje në terë M.Madhe. Ndaj janë vetë këta perfitues që flasin dhe urojnë më shumë punë për këtë kompani që u gjendet pranë perherë malesorve. Mjaftë sinjifikative ishte fakti që pikrisht teksa po vijonte puna për shpërndarjen e këtyre dhuratave, ketu ka ardhur një tjeter biznesmen, koleg i presidentit të “Relikaj” z, Ramadan LIkaj , z, Xhevid Hyseni i cili veçmas të tjerave u shpreh se ndihet mirë kur takon kolegë të tillë si Ramadan Lika. Nderkohe që z, Likaj ne fjalen e tij vlersoj se kjo nuk ështe ndonje dhurate që u behet malesorve vetem kete vit. Dhe vertetë ashtu siç edhe u parashkikua deri ne orët e fundit të dites së martë kemi mesuar se shifra tashme e atyre banorve që u jane gëzuar këtyre dhuratave nga “Relikaj “është në shifren 600.
Ndaj emisioni “Jete Tjeter”, uron te gjithë Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në do vazhdojme udhtimin tonë me dhurata dhe kthim buzëshje ne çdo vatër familje , aty ku varferia mendon se është më e forte se solidariteti ynë , por jo në tëgjithë bashkë mundemi te dhurojmë buzqeshje.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.