Fshati Selcë në njësinë administrative Kelmend shtrihet nën këmbet e këtyre maleve të larta dhe hije rënda sa vetë pasha e tyre.
Këtu banojnë selcianet, natyrisht këta që i kanë qëndruar besnik fshatit të tyre, se mbase më shumë se këta që janë këtu jane larguar prej vitesh.
Disa kanë migruar brënda Shqiperisë, disa të tjerë në vëndët e
Bashkimit Euroipian, të tjerë në tokenë e bekuar, Ameriken e larget.
Por këta që kanë ndejtur këtu edhe pse në një farë mënyre duhet theksuar fakti se rruga automobilistike që e lidh fshatin me rrugen kryesore,
ka pësuar një farë permisimi, persëri kjo sështë pakë, nga e gjitha ajo vështërsi që ka jeta këtu në selce. Një ndër ata që nuk deshironte të tradhtonte vëndlindjen ishte edhe Mark Gjergj Tilaj. I cili siç tregojnë vëndasit gjithë jeten e tij ju kushtuar blegtorisë. Se këtu vetem blegtoria mund të rrezultojne më e dobishme për mirëqënien. Por jeta e Markut nuk që e thënë ti kalonte më shumë se 50 vite. Në një buzëmbrëmjë, diku para rreth një muaj, tashmë të ndjerit Mark Gjergj Tilaj, i shkeputet nga tufa një apo dy kokrra dhi, dhe teksa ngjitet në majen e Slimes diku në këto lartësit të Malit të sojes, banorët tregojnë se shkëputet një shkëmbë dhe e mere perpara. E pra jeta e Markut këtu u nderpre. Për gruan dhe fëmijet kjo ditë e zeze, i bëri që të veshin rrobat e zisë. Dhimbja për të zotin e shtepisë, për bashkshortin e mirë dhe puntor, për babain e dashur dhe të palodhur për tu siguruar një jetë më të mire , femijëve dhe gjithë familjes, bëhët gjithnjë e më e rëndë. Kjo dhimbje sikur ka marrë pëshen e këtyre maleve. Edhe tymi që nxjerrë oxhaku i shtepisë sikur dredhon për tu ngjitur atje në qiell, atje ku humbi jeten i zoti i kësaj Shtepie Mark Gjergj Tilaj.
Ndaj emisioni Jete Tjeter duke vazhduar rrugëtimin e tij, s’bashku me perfaqësuesit e fondacionit “Prekë Cali” ne Amerikë, erdhem këtu tek kjo shtepi. Ku dhimbja për njeriun e shtrënjtë , është bërë bashkë me mjerimin dhe varferinë që është ulur këmbëkryq në votren e kësaj familje.
Këtë realitet do e tregonte edhe njeriu i gjindëshem kudo në këto anë punojsi i zyres së gjëndjes civile Zef Lelçaj, i cili na shoqëroj.
Jemi ulur në këtë dhomë të errtë të kësaj familje dhe presidenti i Tv Kopliku z.Zenel Hoxhaj, por edhe perfaqësuesi i fondacionit “Prek Cali” këtu në Shkoder dhe të gjithë ne pasi kemi ngushlluar këtë familje per humbjen e Markut, iu kemi dhuruar edhe këto pako me ushqime, natyrisht per të kontribuar sadopak në zbutjen e kësaj varferie ekstreme, e kemi të pa mundur te realizojme ndonjë bisede apo intervistë me familjaret, dhimbja per Markun dhe vareferia të bëra se bashku ua kanë mbaruar fjalet, vetem pakë shpresë, sepse kjo vdes e fundit. Ndaj dhe ka qëne zoti Aleksander Laçaj i cili ne bisede me gruan të ndjerit Mark dhe femijet e tij, iu ka bërë të ditur, shpirtin e madh të humanizmit që kanë treguar antaret e fondacionit “Prek Cali” në Amerike, duke grumbulluar afro dhjet mije dollare, per të kontribuar në ndertimin e shtepisë së kësaj familje. Dhe ja çfarë shkruajne në dekleraten mbeshtetese te dates 06 dhjetor 2018 antaret e fondacionit “Prek Cali”, te firmosur nga Presidenti Nikollë Grishaj.
Nderkohe që zoti Aleksander Laçaj e ka rikonfirmuar këtë kontribut huiman dhe tejet njerzor , duke treguar se në bashkpunim me Emisionin Jete Tjeter nuk do te ndalemi këtu. Kësisoj tashmë në këte familje pritet të fillojne kthesa e një jete tjeter nga kjo e sotmja, mjaft shpejt pritet të vazhdojne procedurat per të gjetur një kompani ndertuese per te filluar punimet, duke i ndjekur hap pas hapi fonndacioni “Prek Cali”, E pra kështu u larguam nga kjo familje këtu në selcë të kelmendit me objektivin per tu rikthyer perseri atherë kur do te kene filluar konkretizimi I punimeve të shtepisë.