DESHIRË

0

 

Do desha  që vargu im   të ish:

Zjarr  I madh ku të ngrohen  gjithë dashurit  e ftohura

Në mes tyre  pak  zjarr  dhe për ty, deri sa të mos digjësh.

Do desha  që  vargu im   të ish:

Një lum që fushave dhe maleve gjarpëron…

Gjithë dashurit e djersitura  ti njomëzojnë

Edhe ty   djersën ta fshijnë aty nën këmish.

Do të desha që vargu im  të ish:

Në fund të tunelit një rrëze  drite

Dashurit   ku janë dhe ku nuk janë , të gjithë

Edhe Ti   të jesh  mengjesi  im  I ç’do dite.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.