Deputetja e PS e pranon publikisht : Taksa është e pa përballueshme për qytetarët

0

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati pranoi publikisht se taksa për Rrugën e Kombit është e papërballueshme nga qytetarët. Deklarata në fjalë u bë në emisionin “Opinion”, teksa i përgjigjej pyetjes së kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati:
 Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve që ju të ulni këto probleme.

Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë. Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia. Bilanci i kësaj proteste u mbyll me 14 policë të lënduar si dhe 23 protestues të arrestuar, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur në kërkim./360Grade/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.