Qyteti i Lezhës për ne Malësorët, sa herë që ndalojmë këtu mbase edhe thjeshtë për të pirë një kafe, apo për të takur një mik, na duket si shtepia jonë. Kështu ka ngjarë dhe këto ditë, kur Tv Kopliku, emisioni “Fjala per ju…” u ftua në një aktivitet të organizuar nga shoqata mbarë kombëtare “Sofra e Malësisë” me seli ne Tiranë.
Personazhi për të cilin, ne dhe gjithë të tjeret, që nga M.Madhe, Rresheni, Tirana, Shkodra e natyrisht dhe nga qyteti mikpritës Lezha, ishte, një burrë me floke të bardhë, dhe me zëmër po të bardhë. Është njeriu që i ka kapërcyer 80 vitet e jetes së tij, mbase më pakë se kudo në vendlindje M.Madhe, dhe më shumë se kudo në Rreshen , në Lezhë. Jeta e tij kështu ështe në rrugëtim.
Ky ështe Deli Bishja, malësori që kudo që shkoj dhe punoj e jetoj, vëndlindjen e nderoj me punën e tij model prej një kuadri, që të gjithë thone; Ah të kishim edhe të tjerë kuadro si Deli Bishja , Shqiperia nuk do ishte kjo që është. Shoqata “Sofra e Malësisë” i ka mbledhur shokët , miqt , të afermit , por edhe bashkëpuntorët e sotem të kryetarit të organizatës së vëteranve të LANÇ për Lezhen, Deli Bishja, akordimi i titullit “Nderi i shoqatës”, është korurzuar nga kryetari i kësaj shoqate Xhemal Brahja….
Ndërsa miku dhe dashamirësi i burrit të fisësshëm Deli Bishja, prefekti i Lezhes Gjokë Jaku në një intervistë të dhënë, ka theksuar se është fat për kedo që të kesh një mik si Deli Bishja…. Më tej gjatë aktivitetit të organizuar në një nga mjediset e këndëshmë në ishull Lezhë, ku veçmas drekës së bollëshmë te shtruar bujarisht nga nipi i Deli Bishos, të pranishmit janë shprehur me mjaftë dashuri, rreth njohjës së tyrë më këtë burre, ku fisnikëria dhe vitaliteti janë tipare që e karakterizojnë….Nderkohë që edhe kenga, por edhe fotot janë dhe mbesin kujtime të bukura të të gjithë pjesmarrësve në këtë event kushtuar këtij burri që nuk din kurr të perkulet para veshtersive, por perulet me respekt para çdo njeriu qoft ky i pasur , i varfer apo një i zakonshem.
Ky ështe Deli Bishja, flokëbardhi me zëmër të bardhë.