DASHURI DHE MALLË

0

 Nga :Angjelina Marku

E dua

për bukën dhe kripën

për emrin që më dha

po, po, e dua pra

kam mallë

për këngën e bilbilit

aromën e dheut

e lulen e prillit

për hijeshinë e verës së thatë

vjeshtën plot shi

e dimrin e gjatë

për plisin në ballë të oxhakut

malësorin këmbëkryq

e fjalën e mençur të plakut

për bukurinë e gruas

dhe besën e burrit

oh, e dua

për shqiponjën e gurit

për gjakun e heronjëve

e ngjyrën e flamurit

e dua…

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.