Një dasëm krejt ndryshe në oborrin e banesës karakteristike të muzeut “Oso Kuka”, për një kauzë të veçantë.

Artistët e rinj të Shkodrës nën drejtimin e profesor Lorenc Radovanit na dhuruan një atmosferë që do të mbetet gjatë në kujtesën e seicilit prej nesh, ndërsa shijuam ritualin e dasmës.
dhe tradita që qyteti ynë i ka ruajtur aq bukur dhe ja përcjell brezave të rinj.

Ju bashkova me shumë kënaqësi kësaj mbrëmje, ku organizatorët kanë vendosur që të ardhurat e grumbulluara të shkojnë për fëmijët autik.
Në cilësinë e kryetarit të bashkisë, do të jem përherë mbështetës i fortë i nismave të tilla, ku së bashku me stafin e institucionit që drejtoj, do të bëjmë të pamundurën për t’ju gjendur pranë personave në nevojë.


Faleminderit organizatorëve holism.al dhe qytetarisë shkodrane që përherë di ta tregojë veten e saj në të tilla nisma!
