Dante Alighierit i përkujtohet 700 vjetori i vitvdekjes

0
Në kuadrin e 700 vjetorit të vdekjes së poetit të madh italian Dante Alighieri Biblioteka “Marin Barleti” zhvilloi një veprimtari ku ishte i ftuar Prof. As. Dr. Vinçens Marku, pedagog i Letërsisë së Huaj në Universitetin e Shkodrës.
Pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të bibliotekës, z. Maxhid Cungu, Prof. Marku foli mbi rolin dhe ndikimin që kanë edhe në ditët e sotme veprat e Dante Alighierit.
Ai u ndal në një analizë rreth përkthimeve në gjuhën shqipe të “Komedisë hyjnore”.
Në bisedë morën pjesë pedagogë, studiues, përkthyes, të cilët trajtuan veprën e Dantes nga këndvështrime të ndryshme. Një ndër përkthyesit e “Komedisë hyjnore”, Meritan Spahija, shprehet se në Shqipëri, Dante është përkthyer pesë herë, pa përmendur përkthimet fragmentare, në një kohë që duhet të ishte shumë herë më tepër, pasi çdo kënvështrim sjell diçka të re.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.