“Cudira” shqiptare per historine e kryeheroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu

0

Nje nder cudirat e studiuesve e historianeve shqiptare , ne kete vit te 550 vjetorit te kryeheroit tone kombetar Gjergj Kastriotit Skenderbeu , eshte (sipas meje) edhe deklarata e studiuesit te mirnjohur te permasave me shume se kombetare z.Aurel Plasari , i cili deklaron se : “Skenderbeu nuk ka qene kurre i rrembyer nga osmanet , por eshte rritur e stervitur ne Kruje…”. Kete “cudi” historike e mesova nga nje nder portalet me temedhaja e me te besueshme ne Shqiperi , Syri.net , i cili me daten 24 korrik 2018 , publikonte deklaraten e studiuesit Aurel Plasari dhe video-n e marre nga emisioni Opinion ne TVKLAN te drejtuar nga Blendi Fevziu , ku z.Plasari kishte bere deklaraten. Une per te vertetuar kete “cudi” historike te zbuluar teper vone nga studiuesi (qe une me then te drejten e lexoj dhe e admiroj),hapa videon (prej 1.25”) , te cilen e shikovadhe e degjova disa here. Ne kete video z.Plasari (pas pyetjes te z.Fevziu , per te verteten e marrjes peng nga sulltani te Gjergj Kastriotit Skenderbeu), do te deklaronte (teper i vendosur) se : “Skenderbeu nuk ka qene i rrembyer kurre nga sulltani , por kjo ka qene nje tradite e trashiguar nga Barleti dhe Franku. Kjo tradite duke u bazuar ne burimet e njohura dhe te botuara osmane nuk ekziston , pasi Skenderbeu ka shkuar disa here vete te sulltani ne moshe te madhe mbi 18 vjec , sikurse edhe vasalet e tjere. Ai ka shkuar per t’i sherbyer sulltanit ne luftra dhe ne oborrin e tij”. Z.Plasari vijon te “sqaroi” se kjo situate ishte e jashtezakonshme mbas betejes te Fushe-Kosoves (1389) , ku pothuajse te gjithe zoterit arber u bene vasal te sulltanit deri ne shek.XV-te. Mirpo mbas kesaj deklarate qe nuk mbaron me kaq ,pasi nese kjo deklarate merrret si e vertet historike duhet te rishkruhet nje pjese themelore e historise se trashiguar , shkruar e mesuar per kryeherointone Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Mua si publicist (brenda mundesive te mia) kjo deklarate “cudi” historike nuk me ngjete shume me te verteten . Kete e bazoi ne dhjetra libra e dokumente te autoreve me ne ze shqiptar e te huaj , bashkohes te Skenderbeut , me vone e deri sot. Keto libra e dokumente i kam lexuar e studiuar me vemendje , pasi kane qene edhe referencat e mia kryesore ne “kumtesat” qe une kam mbajtur ne simpoziume apo publikuar ne media te shkruara gjate ketyre viteve e vecanarisht , dy kumtesat e mia te publikuara deri tani gjate ketij viti (2018) , si viti i Skenderbeut. Ne keto kushte mosbesimi ndaj deklerates se studiuesit Aurel Plasari , une kesaje here vendosa te mos beje replike ,por t’i beje vetem pese pyetje z.Plasari :1.A me i besueshem eshte bashkohesi dhe bashkeluftetari antiturko-osman i Skenderbeut Dhimiter Frangu (qe ai e cileson me Franku) , i cili ka qene njeri i shkolluar e i ditur (prifte katolik) ,dhe ka kryer edhe detyren e arketarit te “shtetit” te Arberit ne kohen e Skenderbeut , apo dokumentet osmane te cilat sigurisht qe shkruheshin ne favorin e perandorise tyre , vecanarisht pas asaje qe u beri Gjergj Kastrioti me trimat e tij Arber…???. 2.A me i besueshem mund te jene bashkohesi (megjithse adolishent ne ate kohe) Marin Barleti , i cili ka shkruar historine e Skenderbeut , me penden e ngjyer ne llaven e heroizmit te kryeheroit tone kombetar , qe kishte mbrojtur jo vetem Arberine , por edhe Europen kristiane te shekullin XV , nga invazionet shkatrrimtare te qytetrimit e besimit pesembedhjete shekullore te ketij kontinenti , nga turmat turke-osmane te “terbuara”… e te etura per gjake e terror ne emer te nje besimi qe ishte perhapur e po perhapje me anen e shpates… Apo me te besueshme jane dokumentet osmane , dhe historianet e saj lajkatar te kesaj perandorie pushtuese e shkaterruese…???.3.A me te besueshme mund te jene dokumentet ne arkivat e Selise se Shenjte (sot Vatikani) e tjera italiane , dokumentet ne arkivat e Vjenes , Raguzes (Dubrovnikut) , Londres , Parisit , Berlinit e tjera deri ne Ameriken e larget.. Apo dokumentet ne arkivat e shtetit turk , qe i ruan , rruan e kruan keto dokumente antiskenderbegejane , me qellimin erdoganist te rikthimit te osmanizmit ku te mundet e si te mundet , (sigurisht jo ne formen e dikurshme klasike), vecanarisht ne ish vendet e pushtuara e sakatuara prej turko-osmaneve , sic eshte Shqiperia…???.4.Kush mund te jene me te besueshem historianet e shkruesit turq , me librat e dokumentet e tyre qe kerkojne ta bejne Skenderbeun “thjeshte” nje rebel e tradhtar ndaj sulltanit e perandorise turke-osmane , apo dhjetrahistorianeve te mevonshem shqiptar (si Frang Bardhi , Pjeter Budi , Pjeter Bogdani , e deri te Naim Frasheri… e tjer) , dhe dhjetra historianeve e studiues te huaj , si ata Italian , Francez , austriak , gjerman , anglez , kroat , amarikan e tjer e tjere , emrat e te cileve nuk po i cilesoj , pasi z. Plasari i njeh me mire se une…???. 5.Zoti Aurel Plasari , se fundi po te pyes vertet e “beson” ne dekleraten tende apo e ke bere thjeshte per “show” , per te nxitur disa nga profesoret , akademiket , studiuesit e historianet , per te shkruar “dicka me shume” per kryeheroin tone kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeu, ne kete vite qe eshte shpallur si viti i Skenderbeut…???. Pasi mjerisht shumica e atyre qe duhej te “shkruanin” per kryeheroin tone , vecanarisht ne kete vite qe eshte shpallur si viti kombetar i Skenderbeut , ata ende dremisin mbi tituj e tyre , ndaj mua me shkoi mendja t’i pershendes me vargjet saterike te At Gjergj Fishtes (te Gomari i Babatasit) :“…Ani se shqiptaret e sotit ,S’cajne kryet per punet e Kastriotit , As per njate trimin e te parit , Ke jane dhane mbas rrogash arit…” Une me kete rast mund te bejsha pyetje pa fund , (por u perqendova ne ata qe cilesoi z.Plasari) , pasi jane edhe dhjetra autor , studiues e historian te kohes se Skenderbeut e me vone , qe pergenjeshtrojne fuqishem e me dokumente deklaraten e z.Plasari se Skenderbeu nuk ka qene rrembyer kurr nga sulltani . perkundrazi sipas tradites se njohur e aplikuar turko-osmane , Gjon Kastriotit (babes te Gjergjit) , si dhe dhjetra princerve e zoterve te tjere te mundur e nenshtruar nga sulltanet ujane rrembyer djemt , (por shpesh edhe vajzat e garte per hareme) , per ti sherbyer perandorise turke-osmane . Shembulli me i mire kane qene jeniceret , qe perbeheshin me shumice nga djeme te rrembyer (kristian) nga vendet e pushtuara nga sulltani e sulltanet….Kaq sa per kete radhe , duke mbetur me shpresen se nuk do te begenisni as t’i lexoni e jo ma t’u ktheni pergjigje pyetjeve te mia…

Nga: Ndue BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.