Kushdo që e ka njohur Vera Ndrecajn, at vajzën e brisht , por simpatike , e bija e një fisniku si Tafil Osja, në fshatin Boriç të Vrakes, në njësinë administrative Gruemirë Bashkia M.Madhe, me siguri nuk habitët , por i vjenë mirë për ecurinë e saj.Kështu ka ndodhur dhe me ne. Realisht u ndjem mirë që Vera pas një shtegtimi drejtë Britanisë së Madhe ka arritur të bëjnë realitet , ato ëndërra që në Shqipëri i kishte të pa mundura.Vera Ndrecaj ka sfiduar vitet , dhe pikrisht në moshën 36 vjeçare , së bashku me djalin e saj Jetmirin ulën në auditoret e njërit prej universiteteve të Londrës. Pasi përfundon shkelqyer studimet , vijon serish studimet për doktoratur , dhe ia arrin qellimit.Bëhët kësisoj Dr , akademikja e parë malësore në Londër, ndaj ka qënë kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj i cili e ka vlersuar me certifikaten e mirënjohjes.Mbasi është shprehur për këtë vlersim të berë nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj Vera Ndrecaj ka falenderuar kryebashkiakun për këtë vlersim. Me tej kanë qënë intelektual dhe personalitete të cultures e arsimit në M.Madhe të cilët kanë shprehur konsideratat e larta të tyre për këtë arritje të dr, Vera Ndrecaj janë shprehur .Në fund Dr, Vera Ndrecaj ka dhënë një intervistë për “TV Kopliku” dhe revisten “Fjala”.. e cila ka rrëfyer historinë e saj të shkollimit në Mbretërine ëe Bashkuar.Pasi ka mësuar më një vullnet të tejzakonshëm gjuhën Angleze .Ttashmë Dr , Vera Ndrecaj do ti perkushtohej edhe Universitetit, duke u ulur kësisoj në auditore së bashku me djalin e saj Jetmirin. Pas përfundimit me mjaft sukses të Universitetit , Vera Ndrecaj ka mbrojtur edhe doktoraturën , duke hyrë kështu në histori si e para grua Malësorë që bëhet Dr , Akademike në Londer.Ndaj kjo arritje e Dr, Vera Ndrecaj realisht është një krenari , jo vetëm për familjen e saj , por gjithë M.Madhe. Vera Ndrecaj është edhe një grua njerzore me shpirt human e social , kësisoj dhuratat e para të saj janë adresuar për disa nxënës në nevojë në Shkollën “Vasil Shanto “ Vrakë, , shkollë ku ka fillesat e saja drejtë arsimimit.Tanimë Vera Ndrecaj ka shprehur gatishmerinë për të bashkpunuar edhe me emisionin:”Jetë Tjeter” në Tv Kopliku dhe revista”Fjala “nga ku do jepet kontributi në zbutjen evarfërisë tek familjet në nevojë.