Ç’po ndodh me PD ?

0
Nga Mimoza Rexhvelaj
E trisht situata. Pavarsisht inatit që kemi akumuluar nga keq menaxhimi i këtyre viteve opozitë,nga listat,nga humbjet, nga zhgënjimi i vazhdueshëm. Nga shitja e blerja e kauzave. Shpërdorimi i besimit.
Kjo punë nuk bëhet. Se di kush nga ndrikudhat e selisë e ka marrë në dorë “lidërshipin” ,por nga gabimi në gabim po shkon. Fundi dihet. Koka bënë, koka pëson.
Një lidër duhet të mësojë të dëgjojë edhe më të voglin anëtar,se në fund të ditës përkthehet votë, mbështetje. Partia forcohet me njerëz dhe jo me dele tufe, partia do zë të fortë, jo heshturina, servil, sahanlëpirsa me tre turrne.
Një lidër nuk thotë kurrë unë, por ne. Vendimet nuk i merr sipas humorit, qefit, por mbi statut, mbi parime demokratike.
Një lidër nuk përcmon,ti nuk më përlqen se je më i gjatë, ti më i zgjuar, ti më i fortë, ti më i mënçur. Ai duhet t’i përdori këto asete për të rritur vlerat dhe imazhin. Nuk e ka luksin PD të largojë asnjë. Aq më pak të japi shembullin e mbylljes së gojës. PD nuk lindi për t’u vet izoluar e kthyer në bunkier, por për t’u hapur, për të bashkuar njerëzit, për t’u bërë dritë e shpresë.
Po tkurremi, dita ditës po zvoglohemi nga inati personal i liderit.
Tani o burra t’ua kyçim gojën të gjithëve se kështu ia do puna.
Bëhu burrë dhe ik se ia shpife edhe gurve. Sjellja prej fëmije që i kanë marrë rolin nuk të bën as lidër as burrë, por njeri të vogël që ka frikë nga hija e vet.
Partia që nuk flet, vdes…
Partia pa zë, është varr…
PD është mbi të gjithë ne, është amanet i atyre që po jua hanë shpirti dhe, lanë jetën për ta bërë demokratike. S’ka shanse askush të shkeli mbi gjakun, mundin, kontributi, qendresën, investimin moral e shpirtëror, ta harroj kush mendon se do tallet me demokratët e ndershëm!
Koha të reflektosh sot, nesër do jetë vonë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.