JAK RROZHANI
Populli i Lezhës me ngjarjen epokale të tij, siç është çlirimi i Lèzhës,më 20 nëntor 1944 , duke u rradhitur në popujt që kanë pikat e tyre kulmore ,të cilat përbëjnë pjesën e historisë sè tij shekullore. Nè këtë aspekt, ka kontributin e vet edhe populli i rrethit tè Lezhës, ku partizanët luftuan dhe dhanë jetën e tyre, të inkuadruar në Brigaden e VII S . Ngjarje madhore ,qè lezhjanët përkujtojnë ,siç është çlirimi i qytetit tè Lezhës, është respekti dhe mirënjohja më e madhe pèr ata partizanè e partizane ,që kontribuan dhe dhanè jetën e tyre pèr liri e pavarësi . Është koha dhe momenti historik,qè idealet e tyre për një qytet dhe Shqipëri të begatë ,tè na frymëzojnë e të na shërbejnê pèr ndërtimin e një jete më të mirè për ne dhe brezat ,duke kontribuar me punên tonë për të ardhmen tonè ,të brezave dhe të vendit tonë . Secili popull, ka historinë e vet edhe lezhjanët e kanè shkruar historinë e tyre me kontributin e tyre nè Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare për çlirimin e qytetit tè Lezhës dhe të Shqipërisë. Duke mbetur tè përjetësuar në altarin e lirisë 116 dëshmorëdhe heronj, duke u përkujtuar me respekt dhe mirënjohje të thellë nè çdo përvjetor, duke vednosur në varrezat e dëshmorëve të qytetit kurora dhe buqeta lulesh e duke mbetur burim frymèzimi pèr aktin e tyre sublim për lirinë,pavarèsinè dhe identitet kombëtar.