Nga Prëlë Milani
( Është mikpritja,qetësia pas as një vjellje as vepër penale te rëndë, dhe ndihma solidare ndaj dhjetëra e dhjetëra udhëtarëve te huaj) 

Të thuash se Thethi është një kryevepër natyrore, ajo shihet në ditët me diell e pa diell, në netët me hënë e pa hënë, në kohën me shi e me borë. Nga një i nxehte mbi 30 gradë dhe paf si me një rrahje qerpiku në mesditë rrodhi fluturimthi një dush freskues. Ketë gjë vetëm Thethi t’a dhuron me aq bukuri shpesh e shpesh si me date 2 korik (nenvizimi). Thethi dje në mes ditë mu duktë si perëndeshë e ujërave duke u lare nudo me poetin e dehur nga hiret e muzës se tij të bekuar.
Thethi fshati më verior i Dukagjinit në fakt ka vite që është kryeqendra e Dukagjinit dhe Alpeve Shqiptare. Është punuar fort me shikë dore e djersë balli nga banoret e saj, turizmi ka pësuar hapa të rëndësishëm duke përshkruar një rrugnajë në ngjitje me plot pengesa.
Thethi duhet përshëndetur, per traditën e mik pritjes, qetësin publike per gjatë pese viteve pas as një vjedhje apo ngjarje te rendë kriminale, duke na dhuruar një shtrat të ngrohte qetësie dhe solidariteti në dhënien e ndihmave në dhjetëra raste te turisteve të ngujuar nder shkëmbinj dhe të rrezuar humnera. Thethjanë kanë një traditë te mirë të pritjes në bujtina, por jo të festuarit në publik. “Zëfesti “i zhurmshëm e spektakolar dhe shumë i kushtueshëm i Pop muzikës dhe Rock-Roll i zhvilluar nja dy edicione vite më parë i ndjekur dhe tradicionalet të emërtuara herë “Festa e Alpeve” apo dhe “Festa e Thethit” me e fundit zhvilluar dje nuk janë kthyer në traditë festive, madje ndiqen ftohte dhe me indiference nga banoret e dhenë pas pritjeve e përcjelljeve të përditshme. Një rrugë u bë, një qendër po kalldremohet, pritet zëvendësimi i çative me llamarina me dërrasë pishe, me vonesë por po ecet drejt një standardi alpin . Urime vera vonon por pa dalë nuk e frenon as kush! Ajo që më trishton është se Thethi nuk të afron as gjë veç spektaklit natyrore. Gjithçka të behet në atë vend po nuk pati turizëm kulturor mbetet e shkjeptë.
Thethi është porta e Dukagjinit dhe duhet të pasqyrojë traditën dhe historinë e stampuar në stenda dhe objekte konkrete të krejt Dukagjinit
DUHET PA TJTER POR KUSH DO I BEJË ?!

Thethi sa më parë duhet të rindërtojë muzeun etnografik dhe historik gjithë përfshirës për gjithë Dukagjinin. Thethi pa Dukagjinin është një ashkël pa trung
Thethit i duhet një qendër kulture aktive e drejtuar me njerëz të kulturës me aktivitete të perjavshme
Thethit nuk i vlen as gjë një karabina e si ajo te ura që nuk e di çfarë përfaqëson veç një shëmtirë boshe.
Thethi i duhet emërtesa e rrugëve të lagjeve me personalitet që ka rritur vetë si (Danjel Gjeçaj, Ambroz Martini,Gjergj Pellumbi, Pjter (Petros) Shkafi apo te huaj si Roza Lej e Robert Elise).
-Thethit nuk i duhen vetëm ekspozita e natyrës së egër, por edhe portretet e gjithë personaliteteve elitare të atdhetarisë, letërsisë, kinematografisë, muzikës sportit dukagjinas që nderojnë Shqipërinë
Nëse nuk kemi muze mund te behet me tendë lëvizëse dhe ketë me mirë se Shoqata Dukagjini nuk mund te bëjë as kush tjetër.
Dje u bë një festë nga Nj. AD. Shalë dhe Bashkia e Madhe Shkodër qe duhet përshëndetur. Shumica e festuesve erdhëm nga Shkodra, por pak thëthjanë dolën të na presin, madje nuk është serioze ti japësh mend miqve të cilët natyrisht nuk i dinë gjitha gjerat si ti qe ke gjithë motin aty.
Nuk u falet gjithë atyre bujtinave të mos sjellin produktet e tyre në panair. Jo të gjithë ata të ftuar janë paguar, prandaj nëse dikush bën 80 km per tu bërë pjesë e një feste më se paku në tezgat e panairit duhet të gjej produkte thethjane falas nga bujtina X, Y, apo Zeta.
Kështu reklamohen produktet dhe joshet klienti dhe përmirësohet imazhi.
Vendi ku be aktiviteti ishte një zallishte më e pa bukura e Thethit, dhe ma do mendja që ka qenë zgjedhje e detyruar.
Pse vendi ish kampit mes një gjelbërimi romatik lihet shkrete ?
Edhe oborr i postes p gjysmë stallore të policisë ishte shumë i mirë plot barë e me shesh pamje të gjerë.

Shumë keq nëse kisha nuk ka lejuar të behet në qilimin e saj livadhor. Do hidhesh mbeturina natyrish qe po, pasi ku ka shqiptare një gjë e tillë ndodhë pa kursim, por nuk mbyllet dera e shtëpisë mikut se vjen me këpucë me baltë.
Aji livadh kishtare i shkëlqyer i dhuruar bujarisht kishës nga banorët me zgrip toke, nëse thuret vetëm si kollës atëherë çfarë vlere ka .
A din Arqipeshkivia se Dukagjini ka dhe kishës 8 martirë?!
A e din Arqipeshkivia se ai livadh shihet se paku 100 mijë sy të huaj në vit, pse nuk ngulet një rase guri e shkruhen emrat e tyre martirve.
Aktiviteti i djeshëm ishte i zakonshëm per çeljen e një sezoni turistik me miq të shumtë nga gjithë bota, prandaj duhet menduar se çfarë do te bëhet jo vetëm me hangër e me pre bileta fjetje.
Është lehtë të marresh poza kritiku apo të fantazosh gjera që nuk bëhen por do gjera duhen thënë me shkrim
Grupi Besa Shosh ishte ne nivelin e duhur qoftë nga interpërtimi qoftë nga paraqitja kostumografike dhe ju lumtë!
Të dalësh me pantallona dhe të ashtuquajtur xhamdane edhe me shqipe është të vishesh si zhvejku.
-Mire e tha studiuese Rita Shkurta kostumet e vajzave nuk ish veç se do imtime të dobëta të veshjeve të Malësisë madhe
-Mire e tha deputete Greta Bardeli se këto male a kishin gra dhe nëna apo vetëm heronj?! Shpesh duke dashur të evokojmë epose madhështore kemi ngatërruar shënjestër si Mato Gruda
ÇFARË DUHET E MUND BEHET NË VIJIM

-Ku ka me mire se në një amfiteatër te tillë të zhvillohet një festival poetik me poezi te recituara nëse jo nga aktor profesionist se paku nga gjimnazist. Ku ka më lezet se sa zhvillohen një ose dy promovime artistike shoqëruar me muzike. Por ama akomodimi dhe darka duhet siguruar së paku për 10-15 pjesëmarrës këtë mund ta bejnë lehtësisht edhe 2-3 bujtina në bashkepunim Ky aktivitet do duhet kthyer ne tradite të përvitshme ashtu veprohet në Rozhajë, Klinë, Shkup, Ulqin dhe trevat shqiptare në nën zgjedhën barabare sllave dhe behet me mbështetjen e qeverisjes vendore madje në shpesh edhe në dy gjuhe Kemi mbi 50 botime te autorëve dukagjinas, ndërkohë që aty duhet te ekspozohen edhe botimet e autorëve të gjitha viseve te tjera. Respektoni poete dhe shkrimtarët sa jenë gjallë se për të gjallët dhe vdekurit tanë kanë shkruar. Autoret këto libra nuk i kane shkruar vetëm per gratë e tyre! “Dihet se lexohet me pikatore”,por se paku shkrimtaret e poetet duhen ftuar te flasin dy fjalë për veprat e tyre
-Ku ka ma mirë së Theth do ishte të ftoheshin një koloni e vogël piktoresh së paku dy ditë dhe kjo të përsëritej çdo sene. Piktoret do ja vjellin sytë Tthethit
-Nuk është ndonjë hata te behej një festival lahutarësh në qendër të Alpeve dhe mos qahemi se na vollën serbet lahutën, kur lahutarët i kemi me gishta dhe po firojnë duke lënë zharkun shkretë
-Shumë mirë do ishte të vijonte edhe “Zë festi” me rryma moderne dhe tregëtim pijesh dhe produktesh vendase.
-Nuk është e pa mundur të zhvillohej çdo gusht ose fillim shtatori një manifestim folku nga Shkodra, Malësia, Tropoja Ruagova, Plava
-Edhe ndonjë mini trupë teatrale me pjese te shkurta skenike ka vendin dhe spektatorin e garantuar, po bëhej . Po kush e benë se ?

Kështu dhe vetëm keshtu Thethi mund të shndërrohet në një atraksion turizëmi kulturor
Me këtë masakër administrative, me kaq pak dramca te cilat edhe ato kapërdihen nga njerëz qe nuk i lidhe gjë me kulturën këto gjera vazhdojnë të mbetën utopi
Edhe ti Prelë shkruan ëndrra ne beze! Po besa shumë kam shkrua ëndrra me sy hapur dhe drue sa tash po më mbarohet edhe pëlhura!Nje urtesi e moçme thote ate qe ka gruan e bukur mos e thirr ne dasem se dasem e ka per nate. Edhe Thethin mos e thirr ne feste pasi me bukurine qe ka ai feste e ka per dite!