ÇEKUILIBRIMI I YNË I RREZIKUAR !

0

Nga: Petrit Aliaj
Pambarimisht në këtë situatë lufte pa krisma e tejet të rrezikëshme për njerëzimin në përballjen e pandemisë covid—19,nga mjaft shtete të fuqishme e institute kërkimore po ndërmerren përpjekje të mëdha për të mbrojtur jetë njerzish . Pa dyshim është një sfidë e tipit; luftë-psikobakteriologjiko-ekonomike në të cilën marrin pjesë drejtues shtetesh anatagoniste e protogoniste në lojën e fatit të popujve.
Është një betejë e cila ka përfshirë në vorbullën e saj edhe ata që me këpucën e tyre deshën të shkelnin popujt,pa e llogaritur se inteligjenca njerëzore akoma ruan aftësinë të jenë racionale dhe sistematike për vetëmbrojtje,pavarësisht se informacionet dhe përpjekjet kërkimore shpesh bien preh e kibernetikës së manipuluar nga agjensitë e zbulimeve për të vjellur e manipuluar informacionet sekrete e paralizuar kundërsharin.
Rast flagrant ishte prodhimi i virusit informatik Stuxnet nga Amerika dhe Izraeli(2006) për të sabotuar kompjuterat e centrifugave të impiantit automik në Iran në vitin 2010,ku për shkak të një gabimi në program ai u përhap në të gjithë botën.I njejti fenomen vihet re në përpjekjet e Trump për të penguar planin afatgjatë 10 vjeçar Kinez “Made in Cina 2025” si një rrezik potencial i daljes së saj si një superfuqi industriale në botë.Pra një konflikt i hapur i qeverisë Kineze ndaj botës së industrializuar e monopoleve të teknollogjisë avanguarde për të prodhuar gjithçka vetë.Konflikt i cili përkon edhe me pasojat e covid-2019 për të gjunjëzuar kollosin kinez.
Shumë analistë përgjatë kësaj situatë së krijuar nga pandemia,nuk arrijnë të bëjnë një vlerësim objektiv për rrezikun që na kanoset nga infektimi për shkak të nënvleftësimit tonë në masë(pjesa e pa bindur) dhe ekspozimin në vazhdimësi,pavarësisht nga shifrat e të dhënat që jepen mbi përhapjen me shpejtësi të koronavirusit.
Shumë syresh ankohen edhe nga menaxhimi i i keq i situatave të tilla,ku sigurisht vendin e parë e zënë politikanët opozitarë të cilët kudo në akord,luajnë me fatet e popujve për të përfituar kredibilitet me sigurimin e ardhjes së tyre në pushtet. Ky lloj çekuilibrimi i vetë dijshëm,ngatërron edhe masat e pa vetëdijshme me anë të shtypjes psikologjike që u trasmetohet atyre me informacionet e mediave nga të dyja palët,siç edhe po ndjekim konkretisht opozitën në Shqipëri ,Itali e në shtete të tjera.
Por në këto raste ka edhe shumë drejtues shtetesh të pa vetëdijshëm të cilët nuk pajtohen me situatën,ashtu siç është edhe një pjesë e mirë e masave të cilat deri tani e kanë konsideruar atë thjesht si një grip i cili mund të përballohet pa probleme.Sigurisht në ndërmjetësen;dije dhe pa dije ka edhe të tjerë njerëz që alarmohen menjëherë duke imagjinuar skenarë katastrofash të ndryshme me lidhje shpirtërore e shpjegime,rezultate këto të ngacmimeve impulsive nga ëndërrat që shikojnë e lidhjeve të tyre me histori të vjetra e ngjarje të përshkruara me shenjtorë e dishepuj… Të gjitha këto për mendimin tim sjellin vetëm pështjellim të cilat po ndikojnë në uljen e ekuilibrave e perceptimin e rrezikut të këtyre masave të pafajshme ose me “shenjë inteligjence të dobët si pjesë e natyrës njerëzore(Lë Bon-psikologjia e masave) të pa përgjegjëshme kundrejt rrezikut .Uroj që kjo luftë e heshur ekonomike –bakteriologjike të përfundoj sa më shpejt për të shpëtuar nga kjo katastrofë jetë njerëzish me traumat që po përjetojmë të cilat do të shkruhen në vitet më pas si pjesë e historisë më të hidhur të shfarosjes në masë nga monopolet industriale shumë kombëshe.”Popuj jini vigjilent” (Julius Fucik)
Petrit R Aliaj.
24.03.2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.