Çdo shtator në Reç kur vijmë, kujtojnë brezat historinë….

0

Duke mos iu larguar traditës, veprimtarit festive kushtuar luftës heroike të Reçit kanë filluar që ditën e shutunë, ku mjaft banorë, jo vetë nga M.Madhe, por dhe më gjërë janë mbledhur nën geshtenjat e këij fshati, duke festuar deri në oret e vona të mbrëmjes. Ndërkohë që diten e djelë, kjo veprimtari ka vijuar me vendosjen e kurorave pranë lapidarit kushtuar kësaj ngjarje realisht të lavdishme.
Veçmas veteranëve dhe pasardhësve të tyre, këtu ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj, nënprefektja Taze Lohja, kreu i socialisëtve të Malësisë së Madhe Lulzim Zaraj e tjerë. Ndërsa në familjen e deshmorit Rifat Nuzi është organizuar një pritje këtyre autoriteteve, të cilet në fjalët e tyre shprehen mirënjohjen për gjakun e derdhur të deshmorve. Skena madheshtore, këtu në Reç ka mbajtur mbi supe jo vetem artistet Malësor, të cilet i dhanë si gjithënjë vleren e duhur këtij aktiviteti, ku ndonse, nga vendasit pati një vrejtje për mos kendimin e këngës kushtuar kësaj ngjarje, këtë e kompesoj më s’miri kengëtri nga Gjilani i Kosovës Rexhep Jashari, i cili kishte ardhur enkas për këtë qellim për të pershendetur me kengën e te madhit Sali Mani.
Kësisoj organizimi i festes së Reçit, edhe një here tregoj më së miri domosdoshmerinë e marrjes në dorë, të njerëzve profesionist, që e duan dhe e njohin artin dhe kulturen e treves M.Madhe. Ndaj edhe një here mbase tigellojnë aktuale vargjet
N’çdo shtator në Reç kur vijm, kujtojnë brezat historinë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.