Nga Drtita Ballo
Buzëqesh dhe rend…
ngre një
përmendore
të shpirtit tend
në një qoshe të ngrohtë,
pa mendime
të fshehta
radhë e pa radhë
ngatërruar.
Buzëqesh
me buzët e harkuara
hijshëm.
Ndieji ethet e
shqisave dhe
flakërimin e gjakut
tënd.
Shuaje etjen e
botës së dështuar
nga fantazmat
përgjuese të jetës,
kthyer në zhguaj të
mbetur
nëpër honet e ligësisë,
vend e pa vend.
Largo
shikimet e zbrazura,
hijet dhe dritat që rrëshqasin.
Përkundu në ëndrra
të vërteta se pëlhura e
Penelopës është një klishe…
Mos lejo që zgjatja e
Kohës
të bëjë natën të pushtetshme
me fragmente të përsëritura
pa emrin tënd.
Bëhu
violinë e pare, mos
lejo të tunden
themelet e
vargmalet e largëta
të besimit dhe
shpresës.
Buzëqesh
të të lulëzojë zemra.
Me ujë trëndafili
spërkate emblemën
e dashurisë.
Me çelësin e artë
krijo vetëtima
me gjerdanë vezullues.
Me zemrat e
galaktikave qëndro
triumfues drejt lirisë.
Buzëqesh
me shpresë…