Pas kampionatit shqiptar për femra, skuadra e Vllaznisë u shpall kampione e kupës mbrëmjen e djeshme (30 korrik).Finalja mes shkodraneve dhe skuadrës së Apolonisë u mbyll me rezultatin 4-0, një takim i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena.Pjesa e parë ka prodhuar një lojë të bukur nën dominimin e vajzave kuqeblu që kanë zotëruar lojën dhe kanë shënuar 3 gola. Në minutën e 10-të, Lufo ka shënuar golin e parë për Vllazninë.Dyfshimi rezultatit vjen në minutën e 20-të me golin e Lebas. Ka kohë dhe për golin e tretë që vjen në minutën e 38-të nga Luçie Gjini. Me avantazhin e trefishtë skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.Në pjesën e dytë Vllaznia ka thelluar rezultatin me Megi Doçin që shënoi nga pika e penalltis në minutën e 76-të, duke e mbyllur finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 4-0.