BURRË I BUKUR

0

Nga:Elida Rusta

S’kam me të dvetë

Kurrë

pse heshte gjatë.

Hesht se kështu

më djeg má fort!

Gjithmonë me yje

s’flitet,

kanë turrin e vet.

Anës Bunës jam,

prej kuarci e bore

me zemrën plot

limfë dashnie…

E vështirë me u

hupë.

Askush nuk din má

mirë se unë

si bjen dielli mbi

kala,

qysh kalëron fjalëve

kjo butësi

kërcënuese.

kërcënuese.

E shtrime bri

Rozafës,

të dyja nji sy,

nji dorë e nji gji jashtë.

S’ka varrmihës

që m’i merr masat e

trupit,

duhet vorr i sigurisë

së naltë tip

alkatraz…

nuk m’mbjen

gozhda e kryqit të

askujt.

Udhës takoj njerëz

të dhunshëm…

Vijnë me má puthë

arkmortin.

Më marrin në pyetje,

m’torturojnë për

romancë të paligjshme.

Gra si unë

prej yjesh e gjarpnijsh,

e kapërcejnë lehtë

ferrin.

Pak dashni m’duhet

me u nisë me

ulërima galaktikave,

me pushue

n’krahnorin tánd

limer ofshamash

me Prada e rrëshinë

pishe,

me ujqën

t’pushkatuem.

Fëmijë bjeshkësh e

vikingësh,

báj se zemërohem e

bie pik’

mbi të njejtën degë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.