Botimi/Ndriçim Kulla;“Shqipëria një histori e mentalitetit juridik”

0
Ky takim synoi të nxjerrë në vëmendje të pjesëmarrësve punën e palodhur të studiuesit z. Ndriçim Kulla , i cili ka lëvruar në disa fusha të dijes.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Z.Kulla me librat e tij është prodhimtar në fushë të mendimit historik, filozofik, letrar, antropologjik, e albanologjik, si: “Antologji e mendimit shqiptar 1840-1945”; “Dritëhije shqiptaro-greke”; “Neoshqiptarizmi-një model i braktisur”, (libër studimor me shqyrtime politiko-shoqërore); “A jemi shqiptarë apo do të bëhemi”; “Etika dhe iluminizmi”; librin historiko-filozofik “Për rishkrimin e historisë shqiptare”.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Po ashtu në fushë të botimeve, studiuesi Kulla ka shkruar edhe librin studimor të komentuar “Celësa për të hapur thesarin Fishtjan”. Ai është autor i librave “Mendimi filozofik, sociologjik dhe psikologjik shqiptar”; “Mendimi kritik letrar shqiptar”; “Rikthimi tek etërit tanë themelues”; librin politologjik “A ka jetë përtej të majtës dhe të djathtës”, dhe një monografi kushtuar njërit prej figurave të spikatura në rreshtin e albanologëve, “Atë Giuseppe Valentini, albanologu më i madh i shek.20”.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Në vazhdën e botimeve të tij bën pjesë vepra “Ylli i shkrimtarit”, një biografi e shkrimtarit I.Kadare, nga koha e tiranisë deri në ditët e sotme.
Së fundmi, kemi në dorë një tjetër botim të vyer të studiuesit të palodhur z. Ndriçim Kulla, “Shqipëria një histori e mentalitetit juridik”, për të cilin jemi mbledhë sot në praninë e studiuesit të nderuar të shijojmë së bashku vlerën dhe karakteristikat e kësaj pene me shumë dimensione.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.