Bjen shi në vjeshtën e syve të mi…

0
NGA :ELIDA RUSTA
Bjen shi në vjeshtën e syve të mi,
thehen digat me rradhë.
Furtunë ka dyerve të zemrës.
I ftohtë vorri,
i flaktë imazhi.
Petalet rankojnë.
Kalendar bosh…
Ti pret i qetë në vendin e shpirtit.
Te shpia jonë mbi kodër,
len gjithmonë dritë ndezë
e dera hap pret të trokituna miqsore.
Nji a njimijë vjet n’mes?
Plakun për dekada jam,
thërrmue m’janë malet.
Flej ndonjiherë mos me dek n’kamb,
mos me u ftoh përjetësisht.
S’muj me mbyll sy pa m’puth ti!
Fmi i keq mbeta!
As gjumi as vdekja s’më rritin!
Ndoshta kam fat e vi aty
Nuk puthen yjet prej poshtë.
Babë!
A t’ka dal nata prej shtrati?
Jam idhnue me ty
me shijue ma fort pajtimin.
E çka àsht deka?
Kurrë s’ka përkund n’krah t’saj
burrë ma fisnik!
Rri shkēlqe!
T’bekueme e paç anën e dekun
që aq e vogël asht e boll vikat!
T’u shenjtroftë ana e madhe,
ajo anë e paanë
që na e mësoi dashninë shkronjë për shkronjë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.