BISEDË ME MJEKUN E ENVER HOXHES, RRETH LIBRIT “BLLOKU”

0

Natyrisht në një bisedë të shkurtër me Prof Dr.Isuf Kalo, mjekun personal të Enver Hoxhes, nuk mund të mësohen shumë gjëra, ose e thënë ndryshe, është e pa mundur të gërmohet aq sa ia vlen ky arkiv i gjallë i gjithë atij misteri që ende mund të themi qëndron, përsa i takon historisë së tmerrshme të rregjimit komunist. Kështu autori i “Bllokut” Isuf Kalo tregon se:

Enver Hoxha ka qenë pacienti im. Të gjithë kujtojnë që unë me librin tim po tentoj ta ngjall. Nuk ngjallet Enver Hoxha. As regjimi i tij nuk ngjallet. Unë kam bërë thjesht një fotografim të Bllokut nga brenda. Një fotografim pa aparat. Fotografi me anë të ndjesive, me anë të shqisave. Fotografi psikologjike për të kuptuar pse ndodhnin ato që ndodhnin dhe përtej atyre që ndodhnin. Dhe nuk kam dashur ta bëj për Enver Hoxhën sepse për të ka mjaft libra. Unë jam marrë me dy persona që jetuan përtej Enver Hoxhës dhe periudhën e ndërrimit të sistemit.

Ndërkaq disi me humor e kemi pyetur përse ky anashkalim ndaj figurës së Enver Hoxhes, dhe disi më shumë je marr me shkodranin Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxhen? Isuf Kalo tregon gjithënjë sipas mënyrës së tij:

Sepse ndërrimi i sistemit krijoi mundësinë që ta shikosh Bllok-un, në mënyrë realiste dhe retrospektive. Pse duhet të krijohej? Kush ishte qëllimi i tij? Cila ishte nevoja për të? Dhe dy personat që e përjetuan atë dhe ishin gjallë ishin Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Për Enver Hoxhën mund të ketë 100 libra, për Ramiz Alinë nuk ka asnjë libër. Dhe pyetja ime ishte pse për Ramiz Alinë, nuk ka? Dhe doja të bëja librin e parë për të. ..unë s’kam pasur ndonjë qëllim të keq për Ramiz Alinë. Kam pasur opinionin tim dhe kur i kam parë këta dy persona, i kam parë në funksionin njerëzor të karakterit, të tipit. Nexhmija dhe Ramizi kanë qenë shumë miq me njëri -tjetrin, shok shumë të mirë, në kuptimin e ndershëm. Qysh adoleshentë ata u rritën bashkë, kanë punuar në të njëjtin sektor dhe në këtë miqësi ata kanë influencuar tek njëri -tjetri. Nexhmija ndoshta e ka ndihmuar të merrte atë pozicion të parë më vonë në krye të shtetit dhe Ramiz Alia pati fatin të bëhej Njëshi. Unë kam kuptuar një gjë, që Enver Hoxha, nuk donte t’ua linte trashëgimi pushtetin njerëzve të tij të familjes. As fëmijët nuk i futi në politikë dhe mirë bëri. As mua s’më ngatërroi dhe e kam quajtur më vonë, falënderim për këtë sepse të gjithë kolegët e tjerë me radhë, pothuajse pa përjashtim, u përfshinë në detyra ministrore, në parlament.

Gjithësesi për kresherin e të gjithë atyre që duan të dijnë çfar i ka dhënë lexuesit në librin de tij Blloku Prf.Dr.Isuf Kalo, mbase së shpejti sipas dakorëdisë më të, ne do realizojmë një intervistë të zgjeruar, duke rrezervuar të drejten ta pyesim edhe për shkodran të tjerë ish pjestar të Bllokut.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.