Ramazan Çeka – “Mjeshtër i Madh”
Besnik Çinari, talenti i lindur, aktori i papërsëritshëm, përfaqësuesi i humorit tipik shkodran, një tjetër pasardhës i shquar i skenës së estradës, por dhe përçuesi i këtij humori nëpërmjet interpretimit dhe krijimtarisë së tij letraro-humoristike, me veprimtarinë e tij brilante është një ndër artistët që ka lënë dhe vazhdon të dhurojë pasuri të madhe artistike.

Si për gjithë kolegët e tij, artistët e mëdhenj që ka nxjerrë skena shkodrane dhe që janë pjellë e tabanit kulturor të këtij qyteti, ashtu edhe për Besnik Çinarin, sfondi që e shoqëron është Shkodra e tij me historinë, pejsazhin e mrekullueshëm, rrugët plot diell dhe humorin e njerëzve që nuk shterron kurrë.
Besnik Çinari është tepër njerëzor, është një bashkëshort i shkëlqyer dhe prind i mrekullueshëm. Një aktor me nur, një pendë e goditur, me një komunikim brilant me publikun, falë edhe bashkëpunimit të tij me kolegët.

Të flasësh për aktorin e madh Besnik Çinari nuk din nga t’ja fillosh, pasi ai është një humorist i përmasave të mëdha por dhe një krijues, i cili ka një pendë të mprehtë. Ai shkruan vazhdimisht materiale humori shumë të bukur, por me humorin e tij profesional dhe origjinal ka bërë për vete shumë zemra artëdashëse shkodrane si dhe në të gjithë Shqipërinë. Një Besë i mrekullueshëm, besnik i skenës.
Dhe erdhi një ditë që ky artist, kjo figurë e papërsëritshme e skenës shqiptare, të vlerësohet për të gjitha ato vlera që ka me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh “.
Presidenca mori turr,
Vlersoi at’ që kurr’ s’u mburr.
Dhe at’herë kur u martu,
Nata par’ s’fjeti me gru.
Sapo dasma tij mbaroj,
Në një fshat për shfaqje shkoj.
Edhe sot ai e kujton,
Sa t’jet gjall nuk e harron.
Gjithmonë n’skenë i kaloj jeta,
Plot humor e bosh kuleta,
Por ishalla titullin g’zon
Se kuleta vjen e shkon.