Opozita do të mbyllë fushatën përmes një mitingu madhështor ditën e premte, 12 Maj, ora 19:00 në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë.
Njoftimin e bëri kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Hasit, ku kërkoi votat për kandidatin e opozitës, Miftar Dauti.
“Miqtë e mi, ju e shini fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak. Përse e bën këtë? E bën sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë.
Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer. Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj.
KETU DO MUND TE ISHTE EDHE SPODI JUAJ
Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.
Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores. I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë. Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.