Kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj në një postim në rrjetet sociale bënë me dije se ka vizituar këto ditë Komunën Namur në Belgjikë.Në fakt nuk thot se çfar ishte kjo vizitë? Se kush ishte pjese e delegacionit të Bashkisë M.Madhe, dhe as çfar u tha në ato takime?Gjithëesesi rëndësi ka se mësohet të këtë qënë vizitë e dobishme.
Me Kryetarin e Komunës Namur të Belgjikës, njëkohësisht Deputet Federal, Kryetar i Partise Les Engagés, mik dhe kontribues i komunitetit Shqipëtar z.Maxime Prevot, zhvilluam një takim të përzemërt me Malësor dhe Shqipëtar të denjë që jetojnë dhe punojnë në Belgjikë.

Z.Maxime Prevot ka treguar respekt, mbështetje dhe miqësi me Shqipëtarët në Belgjikë, të cilët janë integruar në kulturën Belge dhe Europiane si qytetarë model, duke kontribuar përmes punës dhe talentit të tyre në zhvillimin e mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të Belgjikës. Por z.Prevot ka kontribuar edhe për disa komuna dhe bashki në Shqipëri dhe Kosovë, një ndër të cilat është edhe Bashkia Malësi e Madhe.
Jemi shumë falenderues për bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë me z.Prevot dhe jam i bindur se komuniteti Malësor do ta mbështesë fuqishëm në zgjedhjet federale dhe europiane.

Falenderoj nga zemra biznesmenin Kujtim Sufaj, Kryetarin e Shoqatës “Nënë Tereza” në Namur z.Adnan Rexhepi dhe bashkëmalësorim tonë, drejtorin e shkollës shqipe në Namur ” Faik Konica” z.Arian Bajraktari, të cilët ndihmuan dhe mbështetën organizimin e këtij takimi.
