Bashkia Shkodër fiton çmimin e Praktikës më të mirë në fushën e Demokracisë Vendore për praktikën “Buxheti 2020 dhe PBA 2020-2022”, Këshillin Bashkiak Shkodër për përmirësimin e informimit dhe konsultimit publik për aspekte të financave publike, rritjen e transparencës dhe përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit. Praktika e konsoliduar tashmë e konsultimit publik, diskutimit teknik ndërveprues ndërmjet administratës vendore dhe këshillit bashkiak, transparenca gjatë procesit të vendimarrjes për buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm, është vlerësuar nga Ministria e Brendshme dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në Konkursin e Praktikave të mira 2020, i mbështetur nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).