Në vijim të qendrimit në Itali, kryebashkiaku Gjonaj ka nënshkruar sot sëbashku me homologun italian, z.Gianpiero Fossi marrveshjen e miqësisë mes komunës Signa dhe bashkisë Pukë, e cila u zhvillua në një nga Kishat më të vjetra të Italisë, siç është dhe tradita e ceremonive të tilla, të cilat konsiderohen si të veçanta. Ceremonia nisi në oborrin e komunës, ku pas ekzekutimit të himneve nga të dy vendet dy krerët e njësive administrative të shoqërua nga keshilltarët komunal, përfaqësues të opozitës lokale në Signa dhe të ftuar të tjerë u shoqëruan dhe nga emblemat solemne të komunës Signa dhe bashkisë Pukë. Kryebashkiaku Gjonaj dhe kryekomunari Fossi e konsideruan si një ditë historike për të dy vendet e tyre nënshkrimin e kësaj marrveshje, ndërsa than se tashmë është I mundur bashkëpunimi I ndërsjellt, çfar i hap dyert të dy komuniteteve të tyre. z.Fossi theksoi se Shqipëria territorialisht është pjesë e Europës, ndërsa e konsideroi si të padrejt refuzimin e pak ditëve më parë, duke cilësuar me tej Puken si pjesë të Evropës fal binjakzimit me një komunë evropiane, siç është ajo që ai drejton. Kryebashkiaku Gjonaj vlersoi vllapritjen e popullit mik të Signas në Itali duke shprehur bindjen se kjo marrveshje e miqësisë nënshkruar sot, është një gur themeli I bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve. Kryetari Gjonaj falenderoi dhe vëllezrit Shqiptar të shoqatës së sipërmarrësve shqipëtar, “AssoAlbania” për lidhjen e kësaj miqësie. Nënshkrimi I marrveshjes të miqësisë i paraprin nënshkrimit të binjakzimit që do të realizohet në fundin e muajit Shkurt ne Pukë Në shenjë të vllazëris mes dy popujve dy kryetarët shkëmbyen dhe dhurata, simbol i dy vendeve të tyre.