Me 28 nentor 2018 Bashkia Malesi e Madhe perkujtoi 105 vjetorin e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë me një cermoni kuptimplotë. Perkujtimi i ketij pervjetori kishte të veçant nga tradita e viteve të tjera pasi bëhej në kuadrin e vitit “kombëtar”të Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Cermonia e perkujtimit të 105 vjetorit të shpalljes së pavaresisë , (siç është bërë tashma traditë) u bë në Hot , pranë memorialit kushtuar kryengritjes antiotomane të Malesisë Madhe të vitit 1911 , kryengritje e cila ishte pararendëse e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë . Kryengritësit malësor të udhehequr nga heroi i popullit Dedë Gjon Luli me 6 prill 1911 , ngriten flamurin kombetar të Gjergj Kastriotit në Bratilë të Deçiqit , per herë të parë pas rreth katër shekujsh e gjysem roberi turko-osmane . Kjo kryengritje kishte frymzuar edhe korifenjët e shpalljes së pavaresisë Ismail Qemalin , Luigj Gurakuqin , Isa Boletinin e tjer. Cermonia e perkujtimit të 106 vjetorit të shpalljes së pavaresisë filloi me ngritjen simbolike të flamurit kombetar nga kryetari i Bashkisë z.Marinaj , shoqeruar me hymnin kombetar. Pas kesaj u vendeson kurora me lule pranë memorialit nga Bashkia Malesi e Madhe , Nënprefektura M.Madhe , parti politike dhe shoqata të ndryshme ku bie në sy Shoqata patriotike Malësia e Madhe “Nderi i kombit” etjer… Më pas moderatorja duke u uruar mirseardhjen të pranishmeve ja dhe fjalen kryetarit të bashkisë Malësi e Madhe z. Tonin Marinaj , i cili në pershendetjen e tij fillimisht uroi malësorët e më gjërë per festen e pavaresisë së Shqiperisë , si dhe foli me mirnjohje , respekt dhe nderim të pakufishem per trimat malesorë e shqiptar ( e vçanarisht per Hotin) që me në krye heroin e popullit Dedë Gjon Luli luftuan dhe u sakrifikuan per lirinë dhe pavaresinë e Shqiperisë , ku trojet e Malesisë Madhe kanë “paguar” çmimin më të madh ndër mote e shekuj…Pas z.Marinaj , pershendeti N/Prefektja znj. Taze Lohja , e cili pasi edhe kjo u uroi festen e pavaresisë të pranishmeve, kujtoj në veçanti me nderim luftëtarin dhe heroin e shqiptarisë Dedë Gjon Lulin dhe shoket e tij të atdhetarisë…Pas ketyre pershendetjeve e mori fjalën publicist e historiani malësor z.Ndue Bacaj i cili kishte pergatitur një histori të shkurter po domethenese me titull : “28 Nëntori në vitin e Gjergj Kastriotit Skenderbe…dhe Malësa e Madhe”. (Fjalën e plotë të z. Bacaj që do ta japim të në fund të kesaj kronike). Më pas shkolla “Dedë Gjon Luli –Hot dha një koncert artistik per të pranishmit , ku spikaten vallet dhe interpertimet e poezive patriotike që i kushtoheshin pavarësisë së Shqiperisë. Vlenë të cilesohet se ky koncert ishte jo vetem shumë domethënës , por edhe shumë i arrirë artistikisht , çfar tregon per punen cilësore dhe serioze në pergatitjen e nxënësve per koncertin nga drejtoresha e shkollës znj. Vitore Dokaj dhe mesuesi (muzikant) z.Eduard Lekaj.. Cermonia dhe koncerti u ndoq edhen nga media të ndryshme ku spikatë si gjithnjë TV-Kopliku…
Fjala e z. Ndue Bacaj në cermonin perkujtimore të 106 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë :
28 Nëntori në vitin e Gjergj Kastriotit Skenderbe…dhe Malësia e Madhe.
28 Nentori i këtij viti (2018) , që po e perkujtojmë sot si diten e 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë , është 28 nentori që në këtë kremtim merrë vlera të veçanta perkujtimore , honorifike , festive e historike. Ky 28 nëntor kremtohet në kuader të 550 vjetorit të vdekjes të kryeheroit tonë dhe të qytetrim Europian , Gjergj Kastriotit Skenederbe . Në nderim e perkujtim të ketij pervjetori , ky vit është shpallur viti i Gjergj Kastriotit Skenderbe. Ndersa data 28 nentor na kujton edhe një“rrugëtim” historik e heroik 575 vjeçar deri sot. Me 28 nentor 1443 Gjergj Kastrioti nga Kruja do të valviste flamuri e kuq me shqiponjen dykrenore , si flamuri-simbol i principatës së Kastriotëve , themelit të Arbërisë së kohës dhe çlirimit të saj nga pushtuesit mizorë turko-osman. Nën ketë flamur e me besen që lidhen prijësit arbënorë me në krye Gjergj Kastriotin me 2 mars 1444 , në kuvendin historik të lezhës u bë bashkimi “kombëtar” i princëve e principatave të Arbërit , duke shenuar keshtu rilindjen e një shteti kombetare Arbënor-Shqiptar , per të cilin Albanologu dhe historiani kroat Milan Shuflaj do të shkruante : “… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas renies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës ,ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit …”. Me këtë organizim shtetror e këtë flamur , nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skenderbe Arbëria permbi një çerek-shekulli u bë kështjella qendrestare e fitimtare mbi hordhitë aziatike turke-osmane , jo vetëm në mbrojtje të trojeve arbnore-shqiptare , por edhe të Europës së kohes dhe qytetrimit të saj… Rreth 10 vite pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Arberia fatkeqsisht u pushtua nga perandoria turke-osmane , por me gjithë ketë pushtim mizor , trimeria , vepra dhe amaneti i Gjergj Kastriotit nuk u “pushtuan” per shekuj. Ato bashkë me flamurin kombetar që kemi sot u ruajten në zemrat e shqiptarëve plot zjarr atdhedashurie…edhe pse per këtë u derdhen lumenjë gjaku , dete mundimesh , mjerimesh e sakrificash. Por ky ishte çmimi i atdhedashurisë , ëndërrave e zhgjandrrave të lirisë , i kryengritjeve të vazhdueshme kunder pushtuesve turko-osman , si zjarre të pashuara të Shqiptarisë… Data 28 nentor 1912 është dita e shenjtë që kurorzon , gjakun , mundin e sakrificat shekullore të shqiptarërve per liri , mvehtësi , flamur e identitet , është dita e shpalljes të pavaresisë së Shqiperisë , është dita e ndarjes perfundimtare nga pushtuesi mizor turko-osman , që na kishte pushtuar e tjetersuar troje dhe jo pak nga qytetrimi dhe identiteti jonë Europerendimor. Me 28 nëtor 1912 u ringriten themelet e shtetit shqiptar pas rreth katër-shekujsh e gjysem sundim , pushtim e mjerim.. Si sot 106 vite më parë nga Vlora Ismail Qemali me shoket e tij të atdhetarisë Luigj Gurakuqi , Dom Nikollë Kaçorri , Mid’hat Frashëri , Lef Nosi e patriot të tjer , si dhe me mbeshtetjen heroike e historike të Isa Boletinit , të Dedë Gjon Lulit me shokët e tyre të atdhetarisë do të Shpallnin para Botës pavaresinë e Shqiperisë nga perandoria turko-osmane. Siç dihet shpallja e pavaresisë së Shqiperisë nga Vlora , ishte per një Shqiperi Etnike , pavaresisht se si e katandisi ropi i djallit të Europës plakë të asaj kohe…
“Malësia e Madhe dhe 28 nëntori….”.
Nëse Vlora është vendi ku u shpall pavaresia , Malesia e Madhe Etnike është “Kryet e vendit”, per luftrat , qendresen dhe kontributin e pashlyer në historinë e Pavaresisë e Flamurit të Shqipërisë. Në trojet e Malesisë Madhe ishte perherë foleja ku gjeti strehen e sigurtë amaneti i pamort i Flamurit të Gjergj Kastriotit Skendrebe. Malesia e Madhe me trimat e urtë e atdhetar me në krye kryekryetrimin e atdhetarisë Dedë Gjon Lulin në vitin 1911 do të shkruanin epopen më të lavdishme e më të sukseshme në luftën e gjatë kundër pushtuesit turko-osman. Në Malesi të Madhe pa driten e diellit per herë të “parë” (me 6 prill 1911) nga Deçiqi Flamuri kombetarë pas 432 viteve erresirë otomane. Ketu në Malësi u kuvendua e u shpallë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912… Ketu dhanë jeten si me le qindra deshmor , gjaku i të cileve është në thmelet e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë dhe shtetit 106 vjeçar që perkujtojmë sot… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nepër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini etjer ,të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se Malesia e Madhe Etnike me në krye prijësin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin do të ishin në perjetësi në krye të luftes , perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore per një Shqiperi të lirë e të mosvarme… Kur Dedë Gjon Luli (pas shpalljes së pavaresisë) do të takonte në Vlorë shpallësit e pavaresisë me në krye Ismail Qmalin , (me të cilin ishte takuar edhe gjatë kryengritjes antiostomane të Malesisë Madhe në vitin 1911) , pas takimit Ismail Qmali do të deklaronte: “Dedë Gjon Luli është pushkë e ngrehur per Shqiperinë”.. Siç dihet 28 nentori i vitit 1912 tash 106 vite ka mbetur një ënderr e realizuar pergjysem , por sot kohrat kanë ndryshuar dhe gjysma tjeter e ënderres ka filluar të realizohet , pasi Kosova martire është e pavarur , ndersa Europa e re sot ka në themel bashkimin e jo ndarjen.. Lavdi të perjetshme , deshmorëve dhe veprimtarve të lirisë , atdhetarisë dhe vlerave europerendimore të shqiptarisë…
NGA: Ndue BACAJ