Nderimi , dhe respekti për 5 figura të shquara të M.Madhe ka qënë veprimtaria e rradhës e Bashkisë M.Madhe. Veprimtari kjo e organizuar në mjediset luksoze te “Shportës” së Reçit.Mulla Mehmet Duka, nje përsonazh ky i spikatur jo vretem i besimit , por edhe i qetësisë shpirtërore të njerzve, po kështu Ujk Zaraj një tjetër personazh, tipk i vlerave më të çmuara të :Lohes dhe M.Madhe, por edhe Lam Salihaj e Asllan Nuzi dy figura që i kanë dhënë ëmër e lavdi M.Madhe, ndersa edhe Sokol Zenelaj është vlersuar për kontributin e dhënë , në rritjen e vlerave kombetare të trevës M. Madhe. Për këto figura fillimisht ka folur Rexhep Meta , njëri ndër studiuesit e zonës së Reçit.Po kështu edhe Marash Kolnikaj , një intelektual i spikatur i Reçit ka dhënë mëndimin dhe vlersimin e tij për kërto personazhe të cilët janë nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi “ Bashkisë M.Madhe. Me pas kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , kryetari i këshillit të Bashkisë Ilir Halaj , Myftiu i M.Madhe Edmir Smajlaj ku iu kanë dorzuar familjarve të përsonaliteteve certifikatat përkatse, të cilve u është akorduar ky titull. Me këtë vlersim ndaj këtyre personalitetëve nga Bashkia M.Madhe , gjithënjë e më shumë po vihen në dukje këto vlera që e ndrisin historinë dhe kuturen e kësaj treve.