Basha takim në Presidencë me Ilir Metën

0

Për rreth 60 minuta, kryetari i PD, Lulzim Basha ka qëndruar në zyrën e presidentit Ilir Meta. Nga zyra e shtypit të dy institucioneve nuk ka shumë detaje, por mësohet se takimi është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Takimi i Bashës me Metën vjen fill pas kthimit të kryedemokratit nga punimet e Asamblesë së PPE në Bruksel dhe dy ditë pas raportimit të Presidentit në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.

Ndërkohë gjatë takimit që ekspertët e Komisionit të Venecias patën me Presidentin, mësohet se iu është vënë në dispozicion një dosje voluminoze. Burime thanë se dosja përmban provat që detyruan kreun e shtetit të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër, Basha deklaroi në Asamblenë e Partive Popullore Europiane se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet demokratike, të mbikëqyra nga një qeveri tranzitore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.