Është larguar nga detyra e drejtorit të DRAP LezhëBardhok Pulaj, ndaj pikrisht sot ka ftuar në zyrën e tij drejtuesit e zyrave vëndorë të rajonit të Veriut, por edhe stafin e tij me të cilët ka punuar për rreth 8 vite, duke i falënderuar për mirekuptimin dhe bashkëpunimin ndër vite në krye të arsimit në gjithë rajonin e veriut të Shqipërisë.Gjithcka ka një fillim dhe një fund… Kështu e ka nisur njoftimin e tij drejtori i DRAP Lezhë menjeherë sapo ka mbydhur takimin me ish kolegët që ka punuar, duke iu bërë të ditur këtyre të fundit dhe largimin nga detyra e drejtorit rajonal të arsimit…Pas rreth 8 vitesh…Sot u takova me stafin e DRAP Lezhë, dhe drejtuesit e ZVA – ve për të përmbyllur një cikel…Nesër e tutje punë dhe angazhime të reja në sherbim të nxënësve dhe komuniteteve ku mund të punojmë…Radha e falenderimeve:Mirenjohje për çdo nxëns, mësues, drejtues, prind që ka krijuar besim tek unë si njëri dhe drejtues…Mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi të afërt, njerëz dhe profesionist të mirë…Mirënjohje për kryeministrin Rama, ministrën Nikolla, ministren Shahini, ministren aktuale Kushi, Dr. e pergjithshem Hodaj, për besimin që kanë patur tek unë për të drejtuar arsimin e veriut…Respekt për kryetarët e Bashkive z. Gjici, Znj Cara. Znj Ademi, z. Dedaj, z. Marinaj z. Morina, z. Babani, z. Gjonaj, z. Biberaj, dhe z. Pjerin Ndreu për bashkëpumin dhe mirëkuptimin…Jo çdo gjë është bërë mirë, por është ba me pasion dhe dëshirë per t’i shërbyer me devocion Arsimit… Shumë faleminderit familja ime e Vogel dhe e Madhe për mbështetje dhe suportin e vazhdueshem per të shërbyer me ndershmeri…Shumë respekt dhe mirënjohje për cdo kënd që vlereson punën dhe dinjitetin njerezor…