Bardh Spahia edhe pse nuk ka fituar falënderon votuesit

0
Kandidati demokrat  Bardh  Spahia  edhe pse rrezultoi më i votuari   nga demokratët  tashmë  është  jashtë  kuvëndit të  Shqipërisë.Edhe pse ishte nder më qënderstarët në rradhë e demokratve, kreu i Pd lulzim basha e renditi tek zona e “rrezikshmerisë”, dhe për pasojë  mbeti jashtë. mbase edhe ky rast  i vlen Bashes për reflektim. Gjithësesi  Spahia ka falenderuar   votuesit Shkodran:Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t’ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, ka qënë përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.
Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet.
Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë.
Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate.
Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme.
Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës!
E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë!
Ju falem të gjithëve,
Bardh Spahia

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.