Tashmë kur kanëmbetur vetëm pakë ditë , dhe festivali i poezisë Trokitje për çimin “Gjekë Marinaj” po i afrohet fundit, vdershimet e poetve janë të shumta , të cilë po dergojnë poezit e tyre . Kësisoj edhe poeti Isuf Hebaj ka derguar poezinë Balada e Gjyshes. falenderojmë të gjithë ata poet dhe poete që u bënë dhre po behën pjesë e këtij festivali. Suksese të gjithëve!
NGA: ISUF HEBAJ
Çap e çap mbi mulin allç
Hebet qitë mbi jele të kalit
Në strajcë bukë, paksa kulaç
Rubën të zezë, lidhë për rreth ballit!
Rrugë për shtazë, në kalldrëm shtruar
Muli plak, çapë pezmagisht
An’s visë vadës, mulliri blua
N’furkë , pë t’galm, dredh plaka n’gisht.
Frryyyy, shfrynë muli ka çapit
Prej rrugës gjatë, aty-ktu xën thua
Rugës për n’teqe, hijekë me ditë
Veç kur kthen, n’mulli me blua
Borë e akullt, kur zbardhë pashtë malit
N’për kashnjet, skërrmit shkërbeja…
Plaka i qet kapistrën kalit
Lidhë n’sapaj, koshat më gështëja.
Fushës Zadrimës, çapit me kalë
N’magje lanë s’ka një grusht mjell
Ecë më natë… dritë ku e zbardhë
Rrugës ka kthen, me lollë e mbjellë
Hall e frikë, miq i kan ba,
Ditë e natë ka rrek për shteg
Koha e ligë…hënë dalë nuk ka
Cyrik veshtë kali përpjetë!
Lodhë prej rrugës, ka m’syn prej darkës
Çap e çap pëzmagisht kali
Rëndë peshojnë hallet e plakës
I majnë mbi, plaka dhe kali!
Brinjës sheut, karvani rrugës,
Ndjejnë rropamën e lumit poshtë,
Plakës i dridhet rreth i buzës,
Ja ngrinë lotin erë e ftohtë!