Bahçallëk-Shkodër/ Benet Beci: Do të bëjmë një hyrje moderne

0
Me banorët e Bahçallëkut, të rinj a të moshuar që ndajnë shqetësimet e tyre për çështje që ndikojnë përditshmërinë. Problemet me trafikun a sinjalistikën në rrugën hyrëse janë të mëdha. Mbikalimi në rrugën kryesore hyrëse për në Shkodër nuk është i përshtatshëm as për të moshuarit, as për fëmijët në karroca apo personat me aftësi të kufizuara. Këto çështje kanë nevojë për zgjidhje të mirëmenduara e përfundimtare, me buxhete të konsiderueshme e bashkëpunim me qeverinë dhe me donatorë. Kemi filluar bashkëpunimin me një nga bankat e zhvillimit për konceptimin e një hyrjeje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën, por edhe për banorët e Bahçallëkut.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Bashkë me ta, ndaj bindjen se ka edhe shumë gjëra që mund e duhet të ishin ndryshuar me punë e vullnet. Koshat e mbeturinave janë krejt afër derës së shkollës duke penguar hyrjen e fëmijëve, ashtu si edhe rruga e dëmtuar mbushur me pellgje uji e baltë.
Ndërhyrjet duhen bërë sa më parë, cilësia e jetesës së qytetarëve shkodranë nuk mund të neglizhohet më.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.