Po bëhet gjithënjë e më e modes ikja nga krevati martesor , dhe përrjellojë po kërkohet “
Azil Dashurie”.E ndersa Azilkerkuesit po rritën , edhe Azilpritësit janë po në rritje.Kësisojë Azilkerkuesit në të shumten e rasteve theksohet se e kanë shijuar dhe me parë me “vizë” turistike Azilpritësin.Mbase kështu i ka ndodhur edhe përsonazhit për të cilin shkruajnë mediat…
Krisja e raportit mes çiftit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut ka ‘pushtuar’ që pasditen e djeshme rrjetet sociale.Këngëtarja raportohet se ka mbledhur plaçkat, ka marrë vajzën 4-vjeçe në krah dhe është larguar e zemëruar nga banesa.Nuk dihen arsyet e sherrit mes çiftit të konsideruar si i lumtur, ndërsa thuhet se aktori i humorit, Bes Kallaku, po kalon orë të vështira.Po ku ka shkuar Xhensila Myrtezaj pas largimit nga banesa?Gjasat janë që të ketë shkuar tek shtëpia e prindërve, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë shkuar tek ndonjë banesë tjetër në pronësi të çiftit, tek ndonjë shoqe etj.Por në rrjet ka shpërthyer imagjinata. Komentues të shumtë janë shprehur se këngëtarja ka shkuar tek Ilir Meta.Ky i fundit, bashkë me të shoqen Monika Kryemadhi, njihen si njerëz të afërt të çiftit Myrtezaj-Kallaku.
Besi loton
Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, por të tjera burime pranë produksionit “ZemërLuana”, (ku Besi është një nga kapitenët), kanë dëshmuar se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash ai po shihet më gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.E një “Ciao po të lë”( titulli i këngës së Besit me Anila Mimanin), duket se Besi e ka marrë nga Xhensila si “dhuratën e fundvitit”.Çifti ishin në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP. Më pas kur Besi dhe Xhensila festuan përvjetorin e martesës, vëmendjen e mori urimi i Besit për partneren.Rikujtojmë se çifti janë prindër të një vajze, Ajkës, ndërkohë që një nga dëshirat e shprehuara publikisht ka qenë të sillnin në jetë fëmijën e tyre të dytë, hap për të cilin Besi tha së fundi në ekran se duhej pyetur Xhensila, duke ngjallur dyshimet e para për tronditjen e marteses së tyre.Po si u shndërruan Besi dhe Xhensila, çifti më i komentuar?!Që nga koha kur janë njohur bashkë, nëse sheh fotot e fillimit me ato tani, vihet re një transformim për mirë i çiftit.