AUTOBIOGRAFIA E  FLAMURTARIT   IRFAN DOMNORI NË VARGJE

0

-Kujtime  fisnikrie   të  shkruara   ashtu siç  ia ka  thënë  zëmra autorit.Janë  vargje  të  përjetuara, nga flamurtari  ynë  I(rfan Domnori. Ndaj dhe titullin e  vendosi     kështu  jo më kot   redaksia’

Nga: Irfan Domnori

Bash  prej zëmrës, dhe krahnorit

I ngrohtë Urimi I Irfan  Domnorit

Të pershëndes  moj Shkoder Parajsore

Moj yllore e burimore

O lashtësia e kryeqëndres  sonë mbretnore.

Ti përhere   ne na  burrënove

Mes veshtersive  , veç perparove

Dhe gjithëmonë e para  dole.

Nga Tivari vjen njoftimi

N’Krajen tonë plot  bukuri

Do vlojnë  , vallja, kënga e gëzimi

Vijnë Shkodranët këtu varg e vijë

T’anë më gështeja  me gëzu

Bashkë u bëmë tre vllazni

Njëni Çam , tjetri Muzak

E unë Irfani bash Labeat.

Morem rrugën për me shku

Si gjithënjë unë s’kam harru

Po diçka po ndeshim të veshtire

E s’po dijmë  fortë me shpjegu

Rrugës   në dogan tuj më filmu

Dokumentarin  me plotsu

N’sukobinë  tuj u rregullu

Me synin patsër plot shpejtsi

Erdh  një drandofile e  trungut t’moçem

Ajo me ne u takua

Krejt shqiptarçe ia dham dorën

Me traditë e   me burrni .

Me një hap krejt  fluturim

Kemi mberritë atje në Krajë

Këmba ime  fort po ishte Aj…

Kënga e vallja marrin flakë

Xhamadani vija – vija

Ashtë Kosova , ashtë Shqipnia

Zjarre me I pjek geshtejat  këtu jashtë

Zëmra fortë mua  m’ka gufua

Shqipe u bana me fluturua

Fustanellen e kam vesh

E flamuri kuq e zi

Po valvitet midis ndesh

Bash n’Krajen shtepinë e tij.

Në mes të logut ku hidhej vallja

E  n’tribunë ku kënohej kanga

Me flamurin tuj  vallzua

Gjoksi mbush me krenari

Me kengetaret  jam bashku.

Eh sa b ukur, e madheshtore

Është knjo ditë n’token Arbnore

Kënga e Vllja nuk ndalohen

Se u prinë  flamuri kuq  e zi

Veç keshtu Shqipet po gezohen

Me mallë  e plot dashni.

T’anë me lot tuj m’prerqafu

Na ke ngjall , na ke nderu

Këtu flamuri tuj vallzu.

Foto e video pa pushim

Dikush del e dikush  hin

Me lotë gezimi  tuj këndu .

N’gjoksin tim  valon nder deje

Ndezur zjarri  flake po rri

Pa dallim krhine  , feje e ideje

Kwsaj I ki thonë  veç Iliri.

Shume polic  e civil

Po rrine   tuj na vezhgu

Restorantit  tuj u afru

Dy police  me ndalojne mu

Dokumentat me I kontrollu

A thua n’dogan si kishin pa

Eh ky flamuri  yn diçka u ka ba

Ua verbon  Shqiponja syt

E spo shohin aspak dritë.

Një vlla I joni vendali

Fort՞  është t’merru

Me Irfanin keta çka po kan

Apo Shqipja I ka  verbu

Ka dhënë alarmin, brukselin me njoftu.

Telefonata m’ka liru .

Ec Irfan   mos me i pengu.

Ne tuj hengër e tuj pi

Prapë  rrethu me polici

Prapë një dritë  I ka  verbu.

Dhe  nuk qeënka aspak e thane

Policia  ban punën e saj

Irfan Domnori  në  njëren anë

Tu ju u kthye per n’ Shqipni

Me drita nezur  plot shpejtesi

Jep sinjal  kjo        Polici

Hape krahun  dhe parko

Kyt  dymetershin  ma kontrollo.

N’makine t’yne m’kanë marrë mua

Ne tivarë me kanë çua.

Një polic me një shqipe t’çalë

Ti Irfan o Shqiptar

Çdo vit n’Kraj ke ardhë

E ke ngrit flamurin  kombëtar.

Këtu I thonë  Mali I zi

Nuk ka vënd për shqiptari

E ti me  ngrit  flamur   Shqiptar

Ndaj po t’cojm  atje  në  Bar

E atje kem me të denu

Sa dhe ti    se ke kuptu.

E verteta duhet thën

Ne polici atje ne Tivar

Polict zëmërgjere

Krejt fisnik si t’lar me ar

Po m’shikonin plot dhembshuni

E unë I veshtroja krejt krenarë.

Po ju vinte keq për mua.

 

Se un asgjeë nuk kisha bërë

Me vllazen t’mi kisha gezu.

Ivan Begu , tuj m’pyet mu

Të dhana shumë po me kerkon

Dajve tu  ëmnin si ua thojne?

  • Jo ma pak se 5-6 mije

Të t’an po janë  mashkulli

Ma imadhi fis   n’këtë Malësi

Vlla kanë Mujn e Halilin

Në këto bjeshk I  Lir jeton

Me ketë Ëmën    është  njoftë gjithëmonë.

Rranjët e tyne që në lashtësi

I kane  taku  nga Kuçi I jonë.

Po ti kënke I fisit tonë

E na ty si po të denojme?!

Ah mu shpirti po m’shungllon

Gjaku I t’parve po m’pervlon.

Qumshti I nanë Rozafës

Buzët po mi njome,

Balli I Ded  Gjon Lulit

Qimet e kokës  po mi dritheron.

E jo vetem mu, por edhe policve një hije u ka ra

Gjaku uje  s’u benka kurr more  vllla.!!!

E fillova Biseden  un me këta

Në festën e Krajes

Tivari me ka ftu

E unë kam  ardhë me ju nderu

Se daja Gjergj e gjyshi Gjon

Me mat’lashtën gjuhen tonë

Edhe veshjen që I zbukuron

E flamurin kuq I zi  T’an këtu jem autokton

T’an  ,kemi një  ëmër Iliri .

Pak më I shkurt  se Irfani

Është Ivani një djal I ri

Me një  shtat porsi si selvi

Pershtypje t’mire po lenë tek Irfani

Me vones   n’gjykat  irfanin  e ka çu.

Vendimi jo më pakë se një muaj dite

Dhe 3oo euro  e kanë gjobit

E këtë gjest  ma mos me perserit.

E s’po donin për më m’leshu

Gjoben    pa e pagu

Por Gazmeni e ka ndihmu .

E gjykaten e kam ftu per njeë darke

N’daçi n’Shkoder e n’daçi këtu .

Ja u kam borxh se u kam  mundu,

Por traditën e t’ parve e paski ndryshu .

Pse mbas kësaj mushke ti  t’uj shku,

A e shikon ku je tu perfundu?!

Unë Shkodrani gjithëmonë ty t’kam ndihmue

E  Prapë në baltë   skam me t’ leshue .

Se t’kam vlla e shumë të due .

Nga mesnata mberritën nëe shtëpi

Të tre bashkë  si tre  vlllazni .

E kështu mbaroj kjo histori .

Sa tuj zbardhë e bardha  dritë

Vllaj jonë në Amerik

Jep kushtrimin….

Ku jeni burra Anamals , Ulqinak , Krajan , Tivaras

Të gjithë ku jeni  ne këto male gjatë e gjanë

Trojet tona  ,kujt po doni me ia lanë

Të tjeret për me na Ii xanë

Dhe  flamurin ton kombetar
Me  njat ngjyren kuqa e zi

Njatje n’Kraj prapë me valvit.

Me Irfani Legjendar

Se ka djem prap kjo shqipni

Tgokes zot psër me I dal.

Edlira Joni kjo  burreneshë , kjo fisnike

E para  mori fluturim , Irfan O vlla

Me flamur kurr s’na korite

Por na dhe force e zëmër.

Na kef al ti krenarinë

Si shqiponj  në gjakë e ëmër

Në Shkoder solle prapë  lavdinë.

Edhe Genc Niman begu  një fjal ka thanë

Mu a është dashtë me m’tregua

Se ketë punë kështu se kishim lane.

Por  tash  Irfani  ky flamurtar

ISi gjithnjë me zëmër ar

Gjitha keto vuajtje e  burgime

I ka trete  larte në male.

Se atje rreh zëmra ime  O kraje o Toke Shqiptare!

Prapë atje në  c’do Nëntor

Gështenjat  piqen  e ne gezojmë

Prapë  se prapë Irfani me Flamur në dorë…

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.