ATA ISHIN DHE JANË KATËR…. QYTETAR NDERI TË M. MADHE

0

Prej disa kohësh Bashkia M.Madhe po tregohet “dorëlëshuar” në akordimin e titujve ”QYTETAR NDERI”. Themi kështu pa dashur të marrim rolin e specialistit apo edhe të profesionistve në këte fushë, por realisht duket disi jo afer normales për një këshill bashkie, që gjithë këtë mandat tanimë në ikje të mos këtë dhënë asnjë titull tjetër perveç këtij titulli.Realisht ne jemi mësuar të shikojmë se edhe brënda një komuniteti siç është M.Madhe do te duhej të kishim disa tituj, kjo jo thjeshtë per të treguar se dijmë të bëjmë diferencen, por realisht, per të treguar se jo të gjithë jane njesoj. Gjithëssesi, kësaj rradhe, të listuarit e firmes së kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, i cili duket se ka marrë atributet edhe të propozuesit, edhe të vlersuesit të këtyre figurave. Kështu kësaj rradhe katër personaliteteve iu akorduar titulli Qytetar Nderi. Për hirë të së vërtetës askush nuk mund të kontestojnë emrin e dy akademikve Malësor Gjovalin Shkurtaj e Ahmet Osja, të cilët realisht janë të njohur në boten akademike shqiptare. Po keshtu edhe për poiktorin Myftar Cubi e kengëtarin Kolë Buçi, ky i fundit pas vdekjes. Ndaj edhe këshilli i bashkisë i miratoj këta emra ne unison, pa kundërshtim. Kësisoj edhe debati i këshilltarve, kryesisht të djathtë , kishte të bënte kryesisht me proçeduren e perzgjedhjes dhe ardhjes së këtyre emrave para këshilltarve, çuditërisht askush nuk tha se kush janë propozuesit e këtyre, dhe a ka kerkesa të tjera nga shoqata aspo individ të veçantë për të vlersuar edhe personalitete të tjera nga M.Madhe dhe që realisht kanë kontribuar në M.madhe dhe për M.Madhe?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.