AT GJERGJ FISHTA, NJË URAGAN NË PANTEONIN E LETËRSISË SHQIPE.

0
JAK  RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Vepra e At Gjergj Fishtës, mbetet njëra prej majave më tè larta, që ngrihet nè panteonin e letërsisë shqiptare të të gjitha kohërave. Ku vepra e tij, ka provuar jetëgjatësinë më të madhe ,por edhe të rrojë, si më i madhi epik dhe poet i shekullit . Kush e ka ballin si hana / Kush e ka zanin si prilli . Domethënëse është se At Fishta, nuk i nderpreu asnjëherë lidhjet me vendlindjen e tij :Fishtë, Zadrimë ,aty ku ai ndjeu tingujt e parë të gjuhës shqipe, muzikalitetin e vargut popullor , vallen e zanave ,këngën e bilbilit ,historinë e shkruar në gurët e kalasë madhèshtore të Lissit , aromën e fushës e flladin e detit ,duke i shpalosur në veprën e tij . E cila do të kulmojë me veprën madhore ” Lahuta e Malcisè” dhe me njè numër të madh veprash tè tjera letrare .At Gjergj Fishta, kolosi i pamohueshëm i kombit shqiptar - Shqiptarja.com Tipike ndoshta i vetem ne cilësitë e shpirtit të vet e në mekanizmin e tij krijues . At Fishta, kapi shkallèn më të madhe e më të lartë të atyre njerëzve, qè lartësojnè një komb dhe njè shoqëri, duke i shkruar ne dashuri dhe nostalgji vendlindjes së dashur : Qielli kaltër, tokë e blerè / Njeti dimën ,k’tu prendverë / Njëmend stinë pèr orè e zana / Me pri vallen ,tue ndrit hana . At Gjergj Fishta Homeri shqiptar,A E DONTE SHQIPËRINË AT GJERGJ FISHTA ? - YouTube Nderi Kombit , do tè mbyllte sytë në funddhjetor 1940 ,i mbuluar me lavdi,duke lënë pas njevepër të madhe poetike dhe kryeveprën ” Lahuta e Malcisë” .” Shkembi i tokës , shkëmb i shpirtit shqiptar, ndera e gjallë e kombit të vet ” , do ta cilèsonte poeti lirik Lasgush Poradeci . Edhe pse kalojnè vitet   At Gjergj Fishta dhe vepra e tij e ndritur ,vazhdon te mbetet nè majat e letersisë shqipe , si një ndër sovranèt dhe gjeniu krijues në çdo kohë.
” Mue mê mjafton që mundi em , të ketë mbërritë qëllimin , domethanë, me edukue publikun tue e nxitë kah përparimi dhe atdhedashunija ” , janë fjalët lapidare të At Gjergj Fishtës, një postulat për të gjithë brezat : “Kurrë Shqipni s’kam me t’harrue , edhe në varr me t’përmendë kam”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.