Artan Hoxha : Thirje publike Prokurorit Olsion Çela : Ndërhyni në Shkoder, Ndaj dhe ka vënë gishtin në plagë

0
Shkodra . Ky qytet  , i cili po prjeton  ditë ankthi  dhe pasigurie, ku ngjarje pas ngjarjesh  trondisin  heshtjen e shkurtër  të  zhurmës  së  madhe  të tij.Dhe çuditërisht drejtësia  merrët  me fshatarët që nuk i kan% paguar   Edi Ramës faturën e energjisë  elektrike të  qeverisjes së Sali Berishes.Dhe serish  çuditërisht politika ‘”kerkon” hajdutët e votave. Dhe po çuditërisht… Zëri i gazetarit Artan Hoxha bije në  vesh të  shurdhër…
…Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk është parë dhe as është dëgjuar ndonjeherë.
Pa u mbushur ëndë 24 orë nga zbulimi i kufomes së masakruar të burrit në periferi të qytetit, nëna e tre femijëve tashmë të mbetur jetime, u” detyrua” të jap jo një, por dy konferenca shtypi.
Kjo nuk është e turpshme, kjo është ulëritëse. Pasi të rrembejnë ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lënë femijet jetimë, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet…Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e të shoqit, është fytyra e vertete e siguriseë në qytetin e Shkodres tashme të marre pëng nga krimi i organizuar…
Në keto kushte, që kjo grua e mbetur me tre femije jetimë, të mos detyrohet të jap një konference të trete shtypi për ndonje tjeter grup kriminal në Shkoder, duhet që në menyre urgjente dhe të mënjehershme,
Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe
Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nën mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre që të mos mbetët pëng e krimineleve të paprekshem prej vitesh në kete qytet..ka qënë  kjo dekleratë e gazetarit të njohur Artan  Hoxha, që në realitet  nuk   duket se ka  patur ndonjë  reagim  nga strukturat e shtetit. Kësisoj shteti   , dhe strukturat e tij, që nga Kuvëndi i shqipërisë      , duket se kanë  punë të tjera, duke hetuar Presidëntin e Republikës, se  ka tejkaluar  etikën , në deklarimet e tij ndaj kryeministrit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.