Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se arsimi ka humbur vlerën që e kishte më herët sepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtim lirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja të mëdha shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhën shqipe mësojnë me programe dhe tekste mësimore të imponuara që janë kundër barazisë arsimore e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare
Nga:Nail Draga
Nëse më herët kemi pasur rast të dëgjojmë për krizat ekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më një krizë të veçantë e cila në pluralizëm është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishte dukuri e imponuar shoqërore.Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janë drejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtu duhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe politizimi i shkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtorave të shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.
Indiferentizmi si shprehi
Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar ndonjë disponim apo angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programe mësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyre nuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me tekste shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajë të rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv në procesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi nga koha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit.Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si individë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programin mësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit.Në këtë aspekt mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojë qasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjet përkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do të trajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar nga programi mësimor.Vetëm me një organizim me kuadra të dëshmuara, si staf pedagogjik dhe personel arsimor aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit, por si mision jetësor mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisin përkatës.Nuk ka dilemë se arsimi mbetën baza e një shoqërie, ndërsa e kundërta do sjell pasoja, ku në veçanti rrezikohet identiteti kombëtar tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.
Mos angazhimi i partive politike shqiptare
Ne këtë drejtim në pluralizëm me të drejtë është pritur angazhim konkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenë pjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveç ndonjë deklaratë të rastit konkretisht nuk kanë treguar interesimin e duhur andaj ka munguar rezultati konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për të arritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje për nënshkrimin përkatësisht memorandumin e marrëveshjes me ministrinë e arsimit në Mal të Zi, por, ka munguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet më asgjë.Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë në favor të arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjës së identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardëve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.
Me heshtje nuk ndryshohet gjendja
Nuk ka dilemë se nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personale gjendja në fushën e arsimit nuk do të ndryshojë, andaj e vetmja mundësi është angazhimi i kuadrave të dëshmuara në nivel kombëtar, enkas për çështje programore dhe tekste shkollore të lëndët e identitetit kombëtar.Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në arsim-edukim e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kultura muzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe sit ë tilla janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj është obligim jo vetëm i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktive në procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për të ndryshuar gjendjen egzistuese.Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutë e standardët ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar. Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor, duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët!
(Maj 2021)