ARSIMI NË M.MADHE GJATE VITEVE 1965-1979

0

Në këtë nëntor të bukur me një modesti prej mësuesi do të shprehi CV- time në arsim në veçanti në Malësinë e Madhe. Kjo për një arsye të thjeshtë sepse që nga shtatori i vitit 1965 që fillova punën në Bratosh si mësues matematike dhe më pas për dy vjet drejtor në shkollën 8 vjeçare “Migeni Zagor”, dhe nga janari i vitit 1970 deri në dhjetor 1979 kam qenë për 10 vite Inspektor i Seksionit të Arsimit në Rrethin Shkodër dhe kam mbuluar me përgjegjësi të plotë problemet e arsimit dhe të kulturës në këtë zonë. Përveç kësaj zone kam pasur në ngarkim edhe zonën e Shkllakut për të cilën do shkruaj më vonë. Këto ditë unë bëra një vizitë të bukur në Bratosh dhe në Zagorë, ishte nisëm e ish nxënësve të mi në veçanti të ish ushtarakut Ragip Kurti. Qe me të vërtetë një takim me vlerë historike dhe ecmocionuse për jetën time në veçanti në arsim. Duke zbatuar ligjin për arsimin 8 vjeçar të detyruar për çdo nxënës që filloj zbatimin në vitin shkollor 1969-1970 unë u ndesha në seksion me këtë ngjarje të madhe dhe kështu unë bëra harten e shkollave të reja 8 vjeçare për fillimin e vitit shkollor 1970-1971. Kështu në shtator të vitit 70 më dolën 48 shkolla 8-vjeçare të reja ku tani nxënësit ishin në klasë të gjashtë. Për çdo shkollë e re donte të paktën 1-2 mësuesa. Ministria e Arsimit në planifikin e saj nuk mund të na ndihmonte për këtë diferencë të madhe të mësuesave prandaj u dha urdhër që krahas planifikimit që bënte Ministria të aktivizoshin këtë vit shkollor 45-50 mësues jashtë planifikimit të Ministrisë. Por këto mësues jo vetëm që duheshin të ishin profile matematikë, bio-kimi, gjuhë, histori-gjeografi etj por duhet të ishin tëq gatshëm të shkonin në zonat më të thella. Kjo ishte urgjente, shkollat e reja 8- vjeçare nuk mund të liheshin pa mësues në veçanti në zonat e thella të Kelmendit, Nikq, Vukël, në zonat e thella Bajzë-Zagorë, në shkollën e Bogës, Çekdedaj, Makaj, Dedaj, në zonën e Gruemirës, në zonën e Grizhës, në zonën e Postribës dhe sigurisht dhe të Shllakut. Në zona të thella si në Bruçaj të Gruemirës apo Rrepisht të zonës së Grizhës, në Kisharr të Shllakut e në Telumë duheshin djem të fuqieshëm për të përballuar vështirësitë malore që kishin këto zona. Për të zgjidhur këtë problem të madh kërkova ndihmën e ish maturantëve të shkollës së mesme “Sherif Hoxha” Koplik, ku unë fillova të krijoj listën e të gjithë atyre që në veçanti të atyre që kishin pasur rezultate të mira në matematikë-fizikë. Kjo punë më dha një rendimen të madh dhe për çdo vit shkollor çuam 40 zëvendësusa të cilët duke u rregjistru dhe në pedagogjike me korrespodencë arritën të bëhen mësues definitv dhe shumë prej tyre dhe mësues të dalluar dhe më vonë dhe historian të dalluar. Sot kujtoj me respekt se edhe ato sot janë pensionista për punën e madhë që bënë në atë periudh historike ku nga viti 1970 e në vazhdim arritën të krynë me sukses hapin e arsimit 8-vjeçar në të gjithë rrethin e Shkodrës. Tani unë duke vazhduar kontaktet me zonën e Malësisë së Madhe dhe duke njohur vlerat arsimore dhe kulturore të këtij vendi dhe duke nxjerrë në pah dhe figurat e nderuara që ka nxjerrë kjo zonë do të mundohem të rreshtoj risitë e mia në periudhën 10 vjeçare 1970-1980. 1. Duke arsimuar me dhjetra e dhjetra gjimnazist në fushën e arsimit arrita që në një periudhë modeste të zgjidhim përfundimisht problemin e kuadrit arsimor të rrethit Shkodër. 2. Duke qenë se në zonën e mbi Shkodrës të Malësisë së Madhe numëroheshin edhe me Malësinë e Shllakut 48 shkolla 8 vjeçare, kontrolli që aplikova unë për herë të parë ishte “ballafaqimi” ose siç i thoshim ndryshe “kontrolli reciprok”. Pra ku shkolla8 vjeçare shkon në kontroll në Zagorë dhe anasjelltas pas disa muajsh ajo e Zagorës kontroll në Reç etj. Kjo dha rezultat shumnë të madh dhe nga fakti se shpërtheu një egoizëm profesional i mësuesit, sepse secili kërkonte të dilte mirë. Këto kontrolle, ku konkluzion janë pasqyruar shumë mirë edhe në shtypin shqiptarë në veçanti në “Gazetën Mësuesi” dhe me anë të komunikatave zyrtare që ne shpërndanim. 3. Në 7 mars të çdo viti bëshim veprimtari për ditën e mësuesit dhe kjo bëhej pas orës 11:00. Nuk ishte hiç praktike, mësuesit nuk e gëzonin plotësisht edhe këtë ditë sepse bëshin ¾ orë mësim! Atëherë që nga viti 1972 me 7 mars unë shlova një çarkore ku i kërkova mësuesve që atë ditë të mos bahet mësim por të bëhet gjithë ditën aktivitet dhe orët e humbura të shpërndahen në javën e ardhshme. Kështu në Malësi të Madhe “7 marsi” dita e mësuesit filloi të festohet me një gjalleri edhe më të madhe dhe nga mësuesit dhe nga nxënësit. Nuk kaloi shumë kohë dhe viti 1975 Ministria e Arsimit u pajtua me këtë zgjidhje. 4. Në atë periudhë që sot është e vështirë të konceptohet për të pritur Udhëheqësin e Lartë në fshatrat në Reç, Bajzë apo në Koplik i Sipërm për festën duhet të vinin rreth 30 nxënës nga shtëpia e Pionierit Shkodër, të veshur me uniformën e Pionierit për të dhënë lule udhëheqjes. Unë për herë të parë në festën e Reçit dhe më vonë në festën e Ujit në Koplik Sipërm mora përsipër të zgjedh 30-40 nxënës nga zona e Koplikut dhe Reçit dhe Koiplik i Sipërm dhe këto të bëhen Pionierit me uniformë të rregullt për ti dhënë lule udhëheqjes. Kështu, për herë të parë fëmijët e Malësisë së Madhe u bënë ato që dhuronin lule dhe nuk kishin nevojë të vinin fëmijë nga Shkodra. Kjo e arriti shumë vlerën efëmijëve të Malësi së Madhe por edhe mësuesve të zonës por dhe prindërve. Kanë qenë gjëra me vlera patriotike krahinore por edhe shumë edukative. 5. Nuk ka pasur asnjë zonë e Shqipërisë që të jetë mbuluar me reportazhe apo shkrime të ndryshme si zona e Malësisë së Madhe. Këtu del në pah vlera e madhe e mësuesve Nikoll Spathari, Lec Zadeja, Idriz Kali, Ali Brahusha, Ruzhdi Poda etj. Por në shkrimet e tyre dhe në shtypin shqiptarë kam bërë edhe unë disa shkrime sidomos për arsimin e Malësisë së Madhe, reportazhet televizive, dokumentar etj. Duke nxjerrë në pah vlerat e mësuesve të Malësisë së Madhe si Qazim Lika, Kadrit Curri, Dod Kaçaj, Riza Mustali, Luigj Pepa, Gjergj Buja, Rexhep Hasa, Ëngjëll Gjerkaj, File Ujka etj. U arrit pra që në Koplik Qendër të mblidhen e gjithë zona e mbi Shkodres që numërote mbi 720 mësues me shkollë të dalluara dhe të njohura me Shkallë Republike. Shkolla e mesme “Sherif Hoxha” do mbesin krenaria e zhvillimit e arsimit në Malësi të Madhe. Ajo është e vecantë jo vetëm për nivelin cilësor por edhe për traditën mbi 55 vjeçare të punës saj mësimore-edukative. 6. Malësia e madhe duke pasur bukuri të rralla u shfrytëzua nga ne jo vetëm për periudhën e dimirit duke hapur kampionatin e krahinor të shkollave 8 vjeçare të Malësisë në Lëpushë me mësues Nadir Erkoçi që u realizua me sukses për disa vite. Në vitin 1973 ne vendosme që të hapet edhe kampi i pushimeve në verë për fëmijët duke dhënë një sinjal të madh se mes Alpeve në këto bjeshkë mund të pushojnë edhe deri 150 fëmijë nga qyteti i Shkodrës, dhe kjo u realizua me sukses duke shfrytëzuar ambjentet e shkollës 8 vjeçare. 7. Gjithnjë bursat të dërguara për studime të larta të dërguar në Koplik kanë pasur si qëllim në përgatitjen e një larmi kuadrish jo vetëm të bujqësisë dhe të shëndetsisë por edhe të arsimit dhe degëve të tjera. Kjo shkollë që është një krenari e arsimit shqiptar nuk do harroj mësuesit e saj model si Ymer Stërniqi, Hysem Karagjozi, Fëmi Milla etj për të cilët flasin me dashamirësi të madhe dhe respekt banorët e Koplikut. Kjo shkollë në përvjetorët e saja shplaso një historik arsimor dhe kulturor duke u ba kryeqendra e zhvillimit të Malësisë Madhe. Duhet theksuar se në 100 shkrimet e mia në këtë moshë 75 vjeçare, 35 prej tyre i përkasin për arsimin dhe për kuadrat e arsimit në Malësinë e Madhe duke shkruar thjeshtë për jetën e tyre. unë që shkela çdo fshat të Malësisë së Madhe pra 148 fshatra që nga Nikshi i Largët e deri në Rrepisht e deri të Shllaku, u bë njohësusi më i mirë i gjithë fshatrave të kësaj krahine. Tamara e Kelmendit u bë një nga emrat më të njohur në vitet shkollor 1971-1972, ku në kërkuam nga Ministria e Arsimit të hapej shkolla e mesme profesionale Zoo- Vetrinari në Tamar dhe kjo u realizua. Në këtë nisëm jam direkt unë që komunikoj me Ministrinë e Arsimit dhe Ministri Thoma Deljama jep përgjigje pozitive për hapjen e kësaj shkolle. Shkolla e mesme veterinare në Shkodër dha një kontribut të fuqishme për ngirtjen e klasave kabinet në këtë shkollë, duke u bërë shembull për shkollën profesionale të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. U deshën dy jave për të qëndru në Tamare për të përfunduar me sukses hapjen e kësaj shkolle me bazë materiale dhe kuadër të plotë.

Shkruar nga : Muamar Vuci

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.