Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon Rama: Cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia nuk do ketë asnjë mbrojtje nga PS

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas operacionit të SPAK që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës dhe disa zyrtarëve të tjerë.Rama deklaron se as kryetari i Bashkisë së Lushnjës, i zgjedhur i PS dhe as cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në asnjë rast nuk do ketë mbrojtje nga PD e duhet të
përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre.Sipas Ramës, çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.