Arqipeshkëvi i Shkodrës jep mesazhin e fortë

0

Covid 19 bëri që mos të kishte dallime mes të pasurit e të varfërve sa i takon mundësisë së infektimeve, politikanëve apo klerit fetar. Nëse për të parët nuk ndjejmë shumë keqardhje për shkak të politikës se mbrapshtë të tyre, për udhëheqësit fetar duket se ka një tjetër ndjesi. As ata nuk mundën t’i shmangën infektimit nga Covid.Në Shkodër edhe kreu i komunitetit mysliman edhe atij katolik gjate ketij viti ishin mbartës të Covid 19. Arqipeshkëvi i Shkodrës pranon të tregojë më shumë për sëmundjen e cila e izoloi per 30 ditë.Nuk ka një ide të qartë se ku mund të jetë infektuar, por në ditët e fundit të muajit Shkurt, Arqipeshkëvi Metropolitan Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra rezultoi pozitiv me Covid 19. Kurimin e tij ia besoj spitaleve në Itali.“Nuk di të them me siguri se ku jam infektuar. Por mbase ditët e fundit të kreshmeve. Nuk u ndjeva mirë, diçka nuk shkonte me mua. Nisi temperatura. Menjëhere bëra tampon. Dola pozitiv. Në mbrëmje bëra edhe një grafi ku mjekët më thanë se virusi kishte nisur të prekte mushkërinë. Ne kemi bashkëpunim me një spital në Itali, aty janë dërguar edhe meshtarë të tjerë.U nisa drejt Italisë.Fillimi ishte i vështirë,por me terapitë që më bënë nisa të rikuperohëm. Dua të them se nuk qëndrova vetëm 14 ditë por 1 muaj. Duhet që edhe Shqipëria të ketë terapi të tilla rehabilituese. Nuk janë vetëm 14 ditë, shërimi nga Covidi kërkon më shumë kohë. Nuk takova askënd nga familjarët e mij, Por falë Zotit gjithçka shkoi mirë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kur u kthye në Shqipëri Arqipëshkëvi thotë se nuk gjeti më asnjë masë që zbatohej nga qyetarët. Kjo ishte e frikshme pasi jeta është dhënë nga Zoti si dhuratë, por duhet të kujdesesh për shëndetin tënd dhe të tjerëve. Kultet fetare për muaj me radhë qëndruan pa besimtarë, kjo në respektim të masave dhe parandalimit të infektimeve.

Unë edhe sot kur masat janë liruar mundohem të kem kujdes. Bëj thirrje që të ketë distancim fizik ne kishë.Kur jap kungimin e jap në dorë, pasi ka më pak mundësi të përhapjës së virusit. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë në kalimin e kësaj pandemie. Më habit kjo neglizhencë e institucioneve nëse qytetarët nuk kanë ndërgjegjësim atëherë duhen ashpërsuar masat, gjobat. Sepse nuk është vetëm shëndeti individual, por edhe i popullatës. Nëse dikush përhap virusin ai bëhet shkaktar i vdekjeve tek të tjerët. Ndaj duhen masa. Fatkeqësisht pandemia na ka shkatërruar jo vetëm në aspektin social por edhe atë ekonomik. Kemi parë mijëra familje të cilat nuk kanë me çfarë të ushqehen, apo spitale që nuk kanë medikamente.Kjo nevojë duhet parë nga institucionet.”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Imzot Angelo Massafra vazhdimisht ka dhënë mesazhe të forta për politikën Shqiptare.Vitet e fundit shqetësim për të ka qenë emigrimi dhe rreziku i vendit tonë nga shpopullimi. Disa ditë më parë apeloi drejt Kryeministrit që të ketë kujdes mbi atë se çfarë fshihet pas ardhjes së Afganëve në vendin tonë, apo edhe situaën e arsimit ku sipas tij mësimi online ka shkatërruar fëmijët. Pasojat e të cilit do të ndjehen ndër vite.

Imzot Angelo Massafra sot është 72 vjeç. Ai lindi në vitin 1949 në Itali. Pas provimit në Galatone, ai studioi filozofi dhe teologji në Lecce. Pas urdhnit meshtarak më 21 shtator 1974 në Lecce (Itali), ai ishte një predikues, edukator dhe merrej me thirrjen baritore në Provincën Françeskane në Itali. Ai u transferue në Shqipni në gusht të 1993 me detyrën për të pregatitë të rinjë (kandidatët) në jetën françeskan fetare. Ai ishte mësues i fillestarve në Lezhë dhe pastaj famullitar në Troshan dhe në Fishta (Lezhë). Më 28 mars 1998 ai u emërua Arqipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator Apostolik i Sapës(Vau Dejës). Mons. Massafra ashtë edhe moderator i Tribunales(Gjykatës) Kishtare të Dioçezave të Shkodrës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Më 25 janar 2005, Selia e Shenjtë dekretoi bashkimin e dioqezës së Pult me Kryedioqezën Mitropolitane të Shkodrës me emnin e ri të Kryedioqeza Shkodër-Pult, ku Mons. Massafra u ba Kryeipeshkëv i Shkodrës-Pult. Më 4 maj 2012 u zgjodh President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.Ndersa vijon të shërbejë pranë Katedralës Shën Shtjefeni në Shkodër. Sfidën me Covid 19 e përballoi me sukses./

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.