Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ u përgatit një kamera e fshehtë për moderatoren Arbana Osmani.Kjo ide u dha nga Eduart Grishaj, regjizor i emisionit njëkohësisht dhe partneri në jetë i Arbanës. Stafi u kujdes që moderatorja të mos kuptoonte asgjë, dhe të mos dallonte se të ftuarit ishin aktorë dhe duhej që të ziheshin në studio për çështje parash.Realisht për të gjithë ata që e ndjeken emisionin Dua të të bëj të lumtur, u vunë re sikletin e Arbanës. aktoret Gac Kodrina dhe Qazim Çela , së bashku me Edin e realizuar mjeshtërisht kurthin.Kur situata i doli nga kontrolli Arbanës, dy aktorët i tregojnë se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën moderatores.Dhe momwnti mbase më i bukur ishte kur Arbana e kuptoj se është lojë aktoresh.Ndërkohë Arbana, gjithë siklet duke buzëqeshur shton: ‘Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?’‘Në divan‘- ia kthen njëri nga aktorët.Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, u zbulua dhe gjinia e foshnjës së Arbanës. Nëpërmjet dhuratave që ka marrë nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur ” u dallua se çifti do të bëhen prindër të një djali.