Ndonse pa bujë, dhe pa zhurmën që jemi mësuar ndër vite të shikojmë nisjen e një fushate elektorale, demokratëtet e M.Madhe e kanë marrë shtruar, duke ia filluar njëherë në familjen e tyre, pastaj për të dalë në terrën. kështu kreu i demokratvew Anton Kokaj në një statues shkruan se…:
Në Malësinë e Madhe u zhvillu takimi me kryesinë e degës së Partisë Demokratike dhe prezantimi i kandidatëve për deputet. I pranishem ishte edhe i palodhuri Z. Helidon Bushati, i deliguari i qarkut.
Këtij grupimi ju shtuan dhe dy figura, z.Ramadan Lika dhe z. Aldo Gega. Është nderim dhe respekt për Malësinë që ka dy djemt e saj për t’i votuar.
Z. Lika, njeri me eksperiencë të gjatë si drejtues për 8 vite i Bashkisë Koplik, i suksesshëm në fushën e biznesit dhe shumë human.
Z. Gega vjen nga një familje me të kaluar të hidhur nga koha e regjimit, por me fisnikëri të trashëguar. Një student ekselent dhe sot pedagog në Universitetin e Kamzës. Një djalë shembullor.
Strukturat e degës PD M.Madhe gjatë gjithë kohës opozitare ishin hap pas hapi me Malësorët dhe problematikat e tyre.
Sot është dita të vazhdojmë përpara dhe mos të ndalemi.
Ju, ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Malësisë atë që meriton, respektin dhe bashkëpunimin, t’i rikthejmë vendit tonë buzëqeshjen.