Ambasadori i ri i Zvicrës, z.Adrian Maitre, ka qenë në Vau Dejës ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Zef Hila. Ato së bashku janë ndalur në landfillin e Bushatit. Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Bashkisë Zef Hila ka njohur ambasadorin më atë çfarë ëshë bërë në këtë investim të rëndësishëm prej vitesh për menaxhimin e mbetjeve urbane për qarkun Shkodër dhe Lezhë. Hila u shpreh se ky investim, që në fillim të tij mori dakordësinë e komunitetit ndërkohe që pranoi se ka pasur një sërë problemesh sa i takon tarifave për depozitimin e mbetjeve urbane. Ndër të tjera ai vlerësoi edhe rolin e Zvicrës dhe koperacionin zviceran në asistencën e vazhdueshme që kanë dhënë qoftë në cështjen e mbetjeve urbane në ladfillin e Bushatit por edhe në funksionin e qeverisjes vendore në Bashkinë Vau Dejës ku kjo bashki ka qënë përfituese në disa prej tyre. Ambasadori nga ana e tij, vlerësoi atë cfarë është bërë në këtë landfill një vepër e rendësishme për mbetjet urbane në të gjithë zonën ndërkohë që nga ana tjetër ai ka garantuar se qeveria Zvicerane do të vijojë të investojë dhe të mbështesë bashkitë në vënd e në mënyrë të veçantë bashkinë Vau Dejës e cila ka treguar se është një partner i rëndësishëm në të gjitha projektet.
Një takim i tillë i ambasadorit Zviceran, mësohet se është zhvilluar edhe në Bashkinë M.Madhe, nga ku ambasadori është pritur nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj dhe stafi i tij i ngushtë. Madje në njoftimin zyrtarë të bashkisë thuhet:
Kryetari i bashkisë z. Tonin Marinaj mirëpriti sot në një takim të mbyllur ambasadorin e ri të Zvicrës Z. Adrian Maitre së bashku me një pjesë të stafit të tij si dhe drejtoreshën e DLDP znj. Valbona Karakaçi. Gjatë këtij takimi u shkëmbye informacion mbi arritjet kryesore të Programit DLDP si dhe mbi zhvillimet më të fundit në proceset e decentralizimit, kontekstin e qeverisjes vendore, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet bashkia.